Kurti thotë se qeverisja e tij është arsye jo vetëm për të mos e lënë vendin, por që edhe mërgimtarët të kthehen në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 14 July 2024
Nga mbledhja e partisë së tij, kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e tij iu ka dhënë qytetarëve arsye jo vetëm që të mos largohen nga vendi, por edhe mërgimtarëve për t’u kthyer e për të jetuar në Kosovë.
Kurti tha se në qeveri “shumë punë e angazhim gjatë këtyre ende më pak se 4 vjet është bërë”.
Ai tha se punuan shumë e mençur “për sukseset të cilat kanë dalë në dritë tek sivjet”.
“Tash kemi rritje ekonomike dhe stabilitet institucional, progres shoqëror me qeverisje të mirë, sundim të ligjit e shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë e pa viza për shumë vende. Këto janë arsye jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për t’u kthyer në atdhe”, u shpreh Kurti, ndërsa iu bëri thirrje atyre që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.
“Ejani përsëri për pushime verore në Kosovë. Ejani edhe për pushime jashtë stinës së verës. Ejani edhe për punë e kthehuni në vendlindjen tuaj dhe në Kosovën tuaj të dashur”, iu tha Kurti mërgimtarëve.
Ndërmarrësit, Kurti i ftoi të investojnë.
“Juve që jeni ndërmarrës, ju themi investoni që të fitoni, jo sikur dikur, kontribuoni duke sakrifikuar, sepse Kosova po zhvillohet e po përparon. Bashkëatdhetarët janë pjesë e këtij suksesi e bashkë këtë edhe mund ta rrisim më tej, edhe ta përshpejtojmë gjithsesi”, tha Kurti.
Të tjera
-
Reagon Grenelli pasi Trump e përzgjodhi Marco Rubion për Sekretar Shteti: Urime Senator
Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i ...
-
Reagon kryetari i Klinës pas vrasjes së dyfishtë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klinë, ku dy persona ka...
-
Berat Buzhala për Albin Kurtin: Me këmbë e me kokë është ateist
Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shpr...
-
Doracaku për edukim seksual, Rrahmani: S’besoj që është lexuar nga ministrja e zëvëndësministri
Deputeti Eman Rrahmani ka folur në lidhje me doracakun për edukim seksual, du...
-
Reagon Agim Veliu, mohon se do të kandidojë për deputet në listën e AAK’së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka mohuar se do ...
-
Gjoshi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Forca e tyre është frymëzim për angazhimin tonë politik
Anëtari i kryesisë në PDK dhe sekretar për anëtarësi dhe financa në këtë part...
-
Limaj nga Gjilani : NISMA po kthehet fuqishëm
Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se janë takuar me strukturat udh...
-
“Nëna më ka ndërru jetë prej diabetit”- Emocionon endokrinologia, dëgjoni çfarë porosie i la nëna e saj para se të ndërronte jetë
Duke ditur që 14 nëntori shënon ditën botërore për vetëdijësimin e sëmundjes ...
-
Drejtori Rajonal i Policisë dhe Prokurorja e Krimeve të Rënda japin detaje nga vendi i ngjarjes për vrasjen në Klinë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Klinën mbrëmjen e sotme. Dy persona janë ...
-
“I hapet rruga pēdofilisë” – Doktori tregon se sa është e rrezikshme kurrikula e ministrisë së arsimit për edukatën sēksuale në shkolla
Hapje e rrugës për pedofili, e ka konsideruar doktori Petrit Mulaku, kurrikul...
-
Moti për nesër: Shi dhe borë të enjten, temperaturat në rënie
Mendimi për motin – 13.11.2024 Të reshura shiu dhe bore do të përfshinë ve...
-
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston nesër para Ministrisë së Shëndetësisë
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një njoftimi pu...