Lajme

Qeveria pritet ta shpall 11 korrikun si ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 10 July 2024

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme do të shqyrtojë propozim-vendimin për shpalljen e 11 korrikut, ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë.

Propozimi ka ardhur nga zyra e kryeministrit, zyre kjo që ka propozuar edhe vendimin për emërimin e bordit mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe drafti i strategjisë për turizmin në Republikën e Kosovë 2024-2030, dhe plani i veprimit, raporton KP.
Gjithashtu, do të shqyrtohen propozim-vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga zgjerimi i rrugës Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc-Ramun, si dhe shpronësimin e pronave që prekin projektin konservimi, restaurimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera