Lajme

“Bombardimet e NATO’s”, “Bazat ushtarake të Serbisë”- Çka tha Kurti mbrëmë në CNN?

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 10 July 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga Ulqini ka dhënë mbrëmë një intervistë për CNN, me ç’rast foli për rolin e madh të NATO-s për çlirimin e Kosovës.

I pyetur se çka bëri NATO për shtetin tonë, Kryeministri Kurti tha: “Muajin e kaluar festuam 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa intervenimin e NATO-s, pa aeroplanët e NATO-s që bombarduan pë 78 ditë forcat policore dhe ushtarake të liderit serb Sllobodan Millosheviq. Ishte lufta e katërt që kishte nisur në territorin e ish-Jugosllavisë. Gjatë gjithë viteve ’90 paraprakisht, ishin dhjetëra masakra kundër popullsisë civile në Kosovë ku gra, fëmijë dhe pleq u vranë, gra të përdhunuara, shtëpi dhe fshatra të tërë u dogjën. Krejt kjo ishte projekt gjenocidal i Millosheviqit…”, tha Kurti në CNN, transmeton Express.

Kurti shtoi se NATO ndaloi gjenocidin në vendin tonë duke e çliruar Kosovën.

-Advertisement-

Ai u kërkoi partnerëve ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Serbisë për t’i larguar bazat ushtarake përreth kufirit me Kosovën, rreth 48 sosh.

Kryeministri Kurti deklaroi se Serbia është shumë agresive, e cila nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur.

“Është e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi. Ka 48 baza operative përreth kufirit duke pritur për një dritare mundësie”, tha Kurti në CNN.

Kësisoj kërkoi nga partnerët perëndimorë që t’i bëjnë presion Beogradit që t’i tërheqin këto baza, duke shtuar se secila ka nga 50-150 ushtarë.

“Nëse flasim nga aspekti politik, Serbia është e ngjashme me Federatën Ruse”, u shpreh Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera