Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 08 July 2024
Ka nisur edicionin e 24-t Universiteti veror ndërkombëtar i Prishtinës. Ky program, tashmë traditë e Universitetit të Prishtinës, sjell studentë dhe profesorë nga universitetet botërore, kryesisht universitete më të cilat UP-ja ka bashkëpunime.
Arta Basha Jakupi prorektore për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik në Universitetin e Prishtinës, e ftuar në emisionin e “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK ka dhënë detaje shtesë mbi programin që po zhvillohet në universitet.
Sipas Basha Jakupit ky universitet veror ndikon në rritjen e cilësisë, shkëmbimin kulturor dhe u ofron studentëve të shohin se si zhvillohen kurset në universitet më të njohura.
Prorektorja Basha Jakupi ka folur edhe për sfidat e UP-së me sjelljen e profesorëve ndërkombëtar në Prishtinë por edhe me mundësinë e rënies së numrit të studentëve që paraqiten në këtë program.
“Universiteti i Prishtinës punon që përgjatë tërë viteve të sjellë profesorë ndërkombëtarë, kështu që pothuajse secili fakultet apo program studimor përgjatë vitit ka pasur një ose dy ligjërues me ligjërata të hapura, andaj studenti i Universitetit të Prishtinës është mësuar me një praktikë të tillë. Jemi përgatitur që ndoshta do të sfidohemi me rënien e numrit të studentëve që do të paraqiten, por siç duket nuk do të ketë rënie të interesimit”, ka theksuar Basha Jakupi, duke shpjeguar tutje edhe rreth përfitimeve që studentët do të kenë nga angazhimi në këtë program.
Ajo gjithashtu ka folur për bursat që u janë shpërndarë vitin e kaluar studentëve ndërkombëtar nga Universiteti Veror i Prishtinës, duke njoftuar se marrë parasysh sfidat financiare të studentëve pjesëmarrës edhe këtë edicion do të dhurojnë bursa.
Kujtojmë se për shkak të pandemisë ky edicion është edicioni i 23-të, por Universiteti i Prishtinës e numëron si edicion të 24-t.
Të tjera
-
Thẹri për vdẹkje vëllain, flet kryeprokurori: Sipas informacioneve fillestare i dyshuari është me të meta psiqike
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku dyshohet se një perso...
-
Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kạnosjen e dëshmitarit Mehmeti
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Bedri Krasniqin nga akuza për kano...
-
Burri rrạh gruan e tij në Ferizaj, arrestohet
Një burrë është arrestuar në Ferizaj pasi që ka rrahur gruan e tij. Sipas ...
-
Vrạu vëllain me thịkë, policia jep detajet e fundit, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku një person vrau vëllain e ...
-
Nesër bëhet varrimi i të riut që humbi jetën në rrethana tragjike, familja ka një kërkesë
Familja Myftari në Prishtinë ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, Auronit...
-
Harris ose Trump: Këto shtete mund të vendosin
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të vendosen në shtatë shtete ...
-
Pejë: Dyshohet se zyrtarit të ShKK-së ia vodhi armën vëllau
Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës. ...
-
29 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt
29 aksidente trafiku kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt gjatë javës së kaluar...
-
Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mangan në liqenin e Badocit
Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji ...
-
Shkencëtarët tregojnë skenarin më të keq: Një megatërmet mund të godasë Paqësorin çdo ditë
Telefoni juaj paralajmëron, dridhja fillon dhe lëkundjet intensifikohen. Foto...
-
Izraeli dhe Irani – marrin fund bombardimet?
Regjimi në Teheran përpiqet të minimizojë rëndësinë e sulmeve izraelite. Iran...
-
CNN: Trump bëri plotë 32 pretendime të rreme gjatë intevistës me Joe Rogan
Donald Trump u ul të premten për një intervistë me drejtuesin e famshëm të po...