Arratistja e Faton Hajrizit, Shërbimi Korrektues pezullon nga puna zyrtarët që nuk e vërejtën në kamera largimin e tij
Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 08 July 2024
Lidhur me largimin e të dënuarit F.H. nga Qendra Korrektuese Smrekonicë – Institucion i Tipit të Hapur
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F.H ka qenë larguar disa herë në të kaluarën nga institucionet korrektuese. Megjithatë, vitet e fundit ka shfaqur sjellje të mira dhe ka respektuar të gjitha rregullat e rendit shtëpiak.
Gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ai ka përfunduar shkollimin e mesëm të lartë, ka marrë pjesë në programe rehabilituese dhe aktivitete rekreative. Bazuar në këto sjellje, ai ka kaluar në trajtim të avancuar dhe ka realizuar disa herë të drejtën e pushimit jashtë institucionit korrektues.
I dënuari kishte kërkuar transferim në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, dhe bazuar në raportet profesionale, ai ka treguar sjellje të mira dhe ishte në proces të avancuar të risocializimit.
Sipas rregullores për trajtimin e të burgosurve, të dënuarit mund të vendosen në një institucion të tipit të hapur nëse plotësojnë kriteret e mëposhtme:
– Janë shfrytëzues të benificioneve;
– Nuk kanë vepra të tjera në pritje për ekzekutim;
– Kanë dënim deri në 10 vite apo mbetje të dënimit deri në 10 vite.
I dënuari F.H deri më tani ka mbajtur 17 vite e 5 muaj të dënimit, ndërsa kishte mbetje të dënimit prej 7 vite e 6 muaj. Ai ka shfrytëzuar disa herë të drejtën e benificionit të vikendit në shtëpi, hera e fundit e kthimit nga vikendi ishte më 03.07.2024.
Po ashtu, ai kishte parashtruar kërkesën për punësim jashtë institucionit korrektues. Largimi i tij ka ndodhur nga Qendra Korrektuese Smrekonicë, institucion ky i tipit të hapur dhe me elemente të ulëta të sigurisë fizike dhe materiale, ku sjellja e personave të dënuar bazohet në vetëdisiplinën dhe përgjegjësinë personale.
Rasti ka ndodhur më 06.07.2024, ora 01:06 pas mesnate. Zyrtarët korrektues janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve, pasi dyshohet se nuk e kanë vërejtur në kohë largimin e të dënuarit përmes monitorimit të kamerave.
Lidhur me këtë rast, Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues janë duke zhvilluar procedurat hetimore, dhe posa të përfundojë procesi, do të njoftoheni me të gjeturat.
Të tjera
-
Osmani uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkllor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar fëmijët për fillimin e vitit ...
-
Një person në Gjakovë e akuzon gruan për tradhti dhe ushtron dhụnë ndaj saj
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësu...
-
Drejtoresha e arsimit të Kryeqytetit uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, drejtoresha e arsimit në Kuvend...
-
Dịgjẹt një furrë buke në Vushtrri, bashkë me të edhe disa vetura e një depo
Një furrë buke është përfshirë nga zjarri në fshatin Stanovc i Ulët në Vushtr...
-
Fillimi i vitit të ri shkollor, Krasniqi uron fëmijët – ka një këshillë për prindërit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar fëmijët...
-
26 raste të dhụnës në familje gjatë muajit gusht në rajonin e Ferizajt
Gjatë muajit gusht janë raportuar 26 raste të dhunës në familje në rajonin e ...
-
Arrestohen tre persona për vjedhje në Prishtinë, dy prej tyre janë të mitur
Tre persona janë arrestuar në Prishtine pasi që të njëjtit në raste të ndara ...
-
Gjakovë: Një grua hịdhet nga kati i dytë i shtëpisë
Një grua në Gjakovë është dërguar në emergjencë pasi e njëjta ka pësuar lëndi...
-
Përfundojnë të qeta protestat e serbëve në veri, policia del me njoftim
Policia bën me dije se protestat e mbajtura sot në dy lokacione në veri të Mi...
-
Detaje nga përplasja mes Sekiraqëve dhe Capave ku mbeti i vdẹkur një person
Një përplasje e armatosur mes dy grupeve ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. R...
-
Dyshohet se sonte mbeti i vrarë një nga anëtarët më me ndikim në grupin e Capave
Në përplasjen e sontme të armatosur mes dy grupeve, ka mbetur i vrarë një per...
-
Përkeqësohet gjendja e një të plagosuri tjetër, pritet të futet në operacion
Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një...