Lajme

Le Pen: Fitorja jonë vetëm sa është shtyrë

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 08 July 2024

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, deklaroi sonte, pas zgjedhjeve legjislative që e vendosën kampin e saj në vendin e tretë, se fitorja e saj “vetëm sa ishte shtyrë”, duke siguruar se ”Rassemblement National” do të dilte i pari në Francë.

Batica po rritet. Nuk është ngritur mjaftueshëm këtë herë, por vazhdon të rritet. Prandaj, fitorja jonë vetëm sa është shtyrë”, deklaroi ajo në kanalin privat TF1 duke shtuar se “kam shumë përvojë për t’u zhgënjyer”.

E djathta ekstreme franceze ”Rassemblement National” (RN) nuk ka arritur të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare duke sfiduar pritshmëritë e shumë vëzhguesve politikë, sipas BBC.

-Advertisement-

Sipas AFP, aleanca e majtë ka mes 172 dhe 215 vende, makronistët 150 deri në 180 dhe RN 115 deri në 155 vende.

Të gjitha mediat kryesore franceze po tregojnë parashikime të hershme të një fitoreje të aleancës së krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor (NFP).Në shumë vende, kandidatët e majtë ose të qendrës ishin tërhequr, për të lejuar që vota kundër RN të përqendrohej në një pretendent, pasi partia e ekstremit të djathtë rezultoi mirë në raundin e parë të votimit javën e kaluar.

Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar, me 30 000 policë të vendosur në të gjithë Francën

Pamja do të bëhet më e qartë në orët e ardhshme pasi të dalin rezultatet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera