Lajme

Maqedonci sot në vizitë zyrtare në Kroaci, në fokus bashkëpunimi dypalësh në fushën e mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 26 June 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do ta vizitojë sot Kroacinë.

Atje do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria kroate e Mbrojtjes.

-Advertisement-

Pritja zyrtare do të mbahet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë nga ora 10:00.

Ministria ka njoftuar se në takim do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, situatën e sigurisë në Evropën Juglindore, si dhe sfidat globale të sigurisë.

Pas takimit, ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera