Lajme

Gjashtë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllagrazhd të Suharekës

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 23 June 2024

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në fshatin Sllagrazhd të Suharekës.

Rastin për teve1.info e konfirmoni zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy makina.

“Sot më datë 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale 6 persona kanë marrë lëndime trupore”, tha Bytyqi.

-Advertisement-

Ndërkaq, policia është në vendngjarje duke u marr me aksidentin./teve1.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera