Lajme

Rama mesazh për Kurtin nga konferenca e LDK: Urat e ndërtuara nga Rugova nuk duhet të shkatërrohen nga politikanët aktualë

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 10 June 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, fjalimit e tij e ka përmbyllur me rolin e Rugovës në raport me Perëndimin duke aluduar në politikanët e sotëm.

Duke lartësuar kontributin e Ibrahim Rugovës për ndërtimin e raporteve me miqtë ndërkombëtar, Rama tha se “urat e ndërtuara nga ish-presidenti i Kosovës, nuk duhet të shkatërrohen nga politikanët e sotshëm”.

“Kosova duhet të ndjekë shembullin e Rugovës për të ruajtur miqësinë me aleatët. Zotimi për të forcuar urat e domosdoshme që na lidhin me të tjerët duke i besuar arsyes së pasionit e jo pasionit të arsyes”, tha Rama.

-Advertisement-

Sipas tij, Kosova mund të hy në Evropë vetëm duke iu bashkuar politikave euroatlantike të nisura nga Rugova.

“Kosova është një gur i rëndë në vend të vet, por duhet të zërë vend në mesin e bashkësisë ndërkombëtare. S’ka burim më frymëzues se sa jeta dhe vepra e Ibrahim Rugovës”, tha Rama në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera