Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 06 June 2024
Presidenti i UNI-Universum International College, z. Alejtin Berisha, ka qenë një prej folësve kryesorë në një ndër konferencat më të mëdha në Kosovë, e cila ka si synim të promovojë, të prezantojë dhe bëjë kërkime në fushën e teknologjisë, DOKUTECH. Diskutimi i panelit në të cilin ai mori pjesë trajtoi temën e “Rolit të Grave në Zhvillimin e Inteligjencës Artificiale”.
Në fokus të diskutimit ishte impakti i jashtëzakonshëm që gratë po kanë në zhvillimin e teknologjisë AI.
Z. Berisha foli për rëndësinë e diversitetit dhe përfshirjes së grave në platformat e inteligjencës artificiale, duke theksuar nevojën për të pasur më shumë gra në pozicione të larta në këtë fushë.
Në paraqitjen e tij para audiencës, Berisha u fokusua në potencialin e studiueseve të reja në këtë fushë, duke shprehur që vitet e fundit po vërehet një rritje në aspektin e udhëheqjes. Shumë gra tashmë janë në krye të kompanive dhe startup-ave, duke ofruar një menaxhim të duhur dhe kreativitet në teknologji të avancuar. Ai vlerësoi kontributin e tyre në transformimin e sektorit dhe paraqitjen e ideve inovative.
Konferenca e inovacionit dhe teknologjisë “DOKUTECH” në Kosovë ka filluar edicionin e saj të 11-të. Ky event vjetor është një konferencë e rëndësishme që zbulon zhvillimet e fundit në teknologji dhe sipërmarrje.
UNI-Universum International College, është institucion i duhur që përmes programeve të studimeve Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Siguri Kibernitike, përgatit studentët përmes planprogramit të tij, udhëzon ata në rrugën e zhvillimit të ideve të tyre. Duke ofruar qasje në platforma ndërkombëtare dhe mbështetur vazhdimisht projektet e reja teknologjike.
UNI – Universum International College menaxhohet dhe fuqizohet nga Arizona State University (ASU), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për Inovacion.
Bashkohuni me ne sot dhe filloni rrugën tuaj drejt një të ardhmeje të ndritur nesër! Për më shumë info. Kliko KETU.
Gjithashtu kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...