Marrëveshja për dinarin, Gërvalla: Serbia bërtet dhe po i vonon gjërat
Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 25 May 2024
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka folur rreth çështjes së dinarit dhe takimet mes palës kosovare dhe serbe në Bruksel.
Për të shtatën herë, takimi mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar pa një dakordësi për këtë çështje.
Lidhur me këtë, Gërvalla thotë se Serbia po vonohet në këtë proces, dhe se nuk lë rast pa shfrytëzuar për t’i lënë gjërat pas dore.
Tutje Gërvalla shton se “nëse Serbia vazhdon t’i vonojë proceset në Bruksel, atëherë ne do të duhet të gjejmë forma të tjera se si të implementohen”
“Ne jemi ballafaquar në fillim kur Banka Qendrore e Kosovës nxori një rregullore të re, nga të gjitha anët jemi ballafaquar me kërkesën për ta trajtuar në mënyrë urgjente, për ta adresuar çështjen e implementimit të asaj rregulloreje në mënyrë urgjente. Siç e shihni, ne kemi disa herë që flasim rreth implementimit, pra jo rreth rregullores, jo rreth legjitimitetit të asaj rregulloreje, por rreth asaj se si dhe në çfarë periudhe do të mund ta implementonim atë rregullore në mënyrë të plotë. Rreth asaj kemi shkuar në Bruksel dhe kemi biseduar dhe me palën serbe, por si zakonisht, ndërkohë që Serbia bërtet që gjërat janë shumë urgjente, nuk lë rast pa shfrytëzuar për t’i lënë gjërat pas dore edhe për t’i vonuar. Prandaj, ne vazhdojmë me implementimin e rregullores sepse rregullorja është e një institucioni të pavarur të Republikës edhe duhet implementuar në plotni. Nëse Serbia vazhdon t’i vonojë proceset në Bruksel, atëherë ne do të duhet të gjejmë forma të tjera se si të implementohen”, tha Gërvalla në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Ndryshe, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi, me ndërmjetësimin e emisarit evropian Miroslav Lajçak, janë takuar javën e shkuar ku kanë vazhduar diskutimet për atë që quhet “çështja e dinarit”.
Ky ishte takimi i shtatë me radhë në kuadër të dialogut ku po trajtohet e vetmja temë – mënyrat e zbatimit të rregullores së BQK-së lidhur me pagesat me para të gatshme.
Nga 1 shkurti sipas rregullores së BQK-s, e vetmja valutë për pagesë me para të gatshme është euro.
Kjo rregullore ka shkaktuar tensione të reja në relacionin Kosovë-Serbi, por edhe ka hasur në kritika të Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila ka kërkuar nga Prishtina zyrtare që ta shtyjë zbatimin e rregullores.
Emisari evropian Miroslav Lajçak qysh në muajin mars ka prezantuar një zgjidhje kompormisi, e cila atëbotë ishte e pranueshme për palën kosovare.
Nuk ka detaje rreth përmbajtjes së propozimit, por thuhet se i njëjti është akoma në tryezë.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...