Përmbyllet censusi, Kurti: Mblodhëm të dhëna të rëndësishme për planifikimin e së ardhshmes
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 25 May 2024
Në shënim të përfundimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, i nisur më 5 prill 2024, Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me UNDP-në, organizoi sot një ceremoni përmbyllëse të këtij procesi me rëndësi të madhe shtetërore dhe shoqërore.
Në këtë ceremoni mori pjesë kryeministri Albin Kurti, i cili u shpreh i lumtur për përfundimin me sukses të regjistrimit të popullsisë, pas plot 13 viteve kur ishte bërë për herën e fundit.
Ai theksoi se kjo është një etapë shumë e rëndësishme e progresit të vendit tonë dhe padyshim se këtij suksesi i gëzohemi të gjithë.
Kryeministri ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët “kanë hapur dyert dhe zemrat e tyre për regjistruesit tanë”, për të cilët tha se kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme që do të ndihmojnë në planifikimin e ardhshëm.
Ai i falënderoi edhe ekipet e regjistruesve, tërë stafin e ASK-së, dhe të gjithë përkrahësit e këtij procesi.
“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.
Për realizimin dhe përfundimin e suksesshëm të këtij procesi, mbështetje dhe kontribut të çmuar kanë dhënë edhe institucionet ndërkombëtare përfshirë: Eurostat, UNECE, UNFPA, UNDP dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare në Kosovë, për të cilat, Kurti tha se jemi mirënjohës dhe falënderues.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
I nderuari z. Avni Kastrati, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës,
I nderuari z.Nuno Queiros, shef i UNDP-së në Kosovë,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Jam i lumtur për rastin për të cilin jemi mbledhur këtu sot: përfundimin me sukses të regjistrimit të popullsisë, pas plot 13 viteve kur është bërë herën e fundit. Kjo është një etapë shumë e rëndësishme e progresit të vendit tonë dhe padyshim se këtij suksesi i gëzohemi të gjithë!
I falënderojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë hapur dyert dhe zemrat e tyre për regjistruesit tanë. Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme që do të ndihmojnë në planifikimin e së ardhshmes.
Një falënderim të veçantë shkon për ekipin e regjistruesve, tërë stafin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, dhe të gjithë përkrahësve të këtij procesi: është bërë një punë e shkëlqyer, andaj ju lutem, meqenëse kështu e kam shkruar në fjalim, edhe një herë duartrokitje për të gjithë ju!
Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur.
E krejt në fund më lejoni ta falënderoj z. Queiros, i cili ka qenë gjithmonë pranë nesh në këtë proces, i cili në fillet e veta ka pasur shumë skeptikë. Mirëpo tash ja ku jemi ngadalë duke hyrë në javën e fundit të muajit maj dhe të gjithë optimistët kanë pasur të drejtë, e atyre ju kanë bashkuar edhe pesimistët, meqenëse s’kemi lenë askë pa numëruar.
Thank you very much Mr.Queirós, your support and help through all the process is very much appreciated, and for data lovers for excel sheet freaks they’ve gotten their golden data.
Thank you very much.
Faleminderit shumë.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...