Rrëzimi i disa prej akuzave ndaj Donald Trumpit, prokurorët nuk ndalen: Do të apelojmë vendimin
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 24 May 2024
Prokurorët në Xhorxhia thanë të enjten se do të apelojnë vendimin e gjykatësit që hedh poshtë disa akuza penale në çështjen kundër kandidatit republikan për president, Donald Trump, dhe disa prej aleatëve të tij, për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020.
Prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis, e cila mbikëqyr çështjen në fjalë, tha se vendimi i një gjykate apeli të shtetit të Xhorxhias për të shqyrtuar kërkesën e zotit Trump për skualifikimin e zyrës së saj nga çështja, gjithashtu e lejon gjykatën që të shqyrtojë vendime të tjera.
Kjo është një nga katër çështjet penale me të cilat përballet republikani Trump, i cili kandidon përballë Presidentit Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë.
Prokurorja Fani Willis tha se do t’i kërkonte gjykatës së apelit që të anulonte vendimin e marsit të marrë nga gjykatësi Scott McAfee, i cili hodhi poshtë gjashtë akuza, përfshirë tre që rëndonin kundër zotit Trump, që akuzonin të pandehurit për presion ndaj zyrtarëve të Xhorxhias për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.Gjykatësi McAfee tha se aktpadia nuk kishte detaje të mjaftueshme për të mbështetur akuzat në fjalë, ndërsa la të paprekur pjesën tjetër të çështjes.
Gjykata e apelit në Xhorxhia po shqyrton kërkesën për largimin e prokurores Willis nga hetimet ndaj zotit Trump dhe tetë të akuzuarve të tjerë, me argumentin se marrëdhënia e saj intime me prokurorin e posaçëm Nathan Wade përbën konflikt interesi.
Në muajin mars, gjykatësi i qarkut Fulton, Scott McAfee arriti në përfundimin se nuk kishte konflikt interesi dhe prokurorja Willis mund të vazhdonte të drejtonte hetimet, por ai pranoi kërkesën e zotit Trump dhe të pandehurve të tjerë për ta dërguar çështjen në apel.Ish presidenti Trump dhe 14 persona të tjerë, ndaj të cilëve janë ngritur padi, kanë deklaruar se janë të pafajshëm për akuzat e ngritura. Katër të pandehur të tjerë kanë pranuar fajësinë./VOA
Të tjera
-
Ndihmëssekretari i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që...
-
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se Lagjja ...
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...