Bajrami i kërkon kryetarit të Gjilanit nga VV të deklarohet a është për ardhjen e të burgosurve nga Danimarka
Autori: Gazeta inFokus
11:23 | 23 Maj 2024
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, që vjen nga partia në pushtet, duhet të tregojë nëse është për sikurse Qeveria që në Gjilan të shkojnë të burgosur të huaj.
Sipas saj, qytetarët e Gjilanit s’duhet t’i kthejnë hapësirat e tyre në burgje për të huaj.
“Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, duhet të tregojë se a është pro që të burgosurit, kryesisht të huaj që jetojnë në Danimarkë, të vijnë në Gjilan për të kryer burgun. Sepse partia në pushtet që është partia prej të cilës vjen Alban Hyseni pasi që ka dështuar të sjellë investime në Kosovë e po bën përpjekje për të sjellë të burgosur nga vendet e BE-së. Qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës nuk kanë nevojë për t’i kthyer hapësirat publike në burgje për të huajt”.
Bajrami thotë se Kosova do të kthehet në vend atraktiv për investime të huaja “sapo me votë qytetare të largohet qeveria që mashtroi se do të ndërtojë 160 çerdhe, do të ulë çmimin e rrymës, do të ulë çmimet e vajit, sheqerit e miellit”.
“Kjo Qeveri do të mbahet në mend për urën e Staradranit dhe lëshimin me qira të objekteve për të burgosurit e huaj. Edhe për 240 milionë euro tenderë njëburimor – korrupsion masiv”, shkruan ajo.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...

































