Jake Sullivan viziton në fundjavë Arabinë Saudite dhe Izraelin Këshill
Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 18 May 2024
tari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan udhëton të shtunën drejt Arabisë Saudite për bisedime me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe të dielën do të qëndrojë në Izrael, ku do të takohet me kryeminsitrin Benjamin Netanyahu.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombetare, John Kirby u tha gazetarëve se gjatë bisedimeve me izraelitët, zoti Sullivan pritet të nënvizojë nevojën që lufta ndaj militantëve të Hamasit të bëhet duke goditur objektiva të kufizuara dhe jo përmes një ofensive në shkallë të gjerë në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Zoti Kirby tha se gjatë takimeve me zyrtarë të Arabisë Saudite, zoti Sullivan do të diskutojë “çështjet dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë luftën në Gazë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon”.
Një zyrtar amerikan tha se i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme Brett McGurk ishte në rajon këtë javë për konsultime, duke përfshirë dhe një vizitë në Doha për të diskutuar rreth përpjekjeve për lirimin e personave që vazhdojnë të mbahen peng nga Hamasi.
Zyrtari shtoi se zoti McGurd do të jetë së bashku me zotin Sullivan në Arabinë Saudite dhe Izrael.Zoti Kirby tha se bisedimet e zotit Sullivan me kryeminsitrin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë do të përfshijnë Rafahun.
Izraeli ka paralajmëruar për një ofensivë të gjerë në Rafah, që është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve për qindra mijëra palestinezë që u strehuan atje për t’i shpëtuar luftimeve në zona të tjera të Gazës.
Zoti Kirby tha se zoti Sullivan do të diskutojë gjithashtu edhe mbi përpjekjet e bllokuara së fundmi për të arritur një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve të sëmurë, të moshuar dhe të plagosur që po mbahe nga Hamasi që kur ata kryen sulmin ndaj Izraelit në 7 tetor. /VOA
Të tjera
-
Peci merr zemër, i fton në debat “dorë për dore” të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-mini...
-
Sveçla pas aksionit në Pejë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidro...
-
Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Për...
-
Abdixhiku viziton një familje në Krushevë të Klinës, thotë se do mbulojnë të gjitha shpenzimet për vitin e parë për të gjithë fëmijët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizi...
-
AGK dënon ashpër sụlmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti li...
-
Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShB...
-
Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës
Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të b...
-
Persona të maskuar sulmọjnë kryetarin e FFM-së Muamed Sejdinin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar...
-
Reagime pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drej...
-
Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avd...
-
Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka ...
-
Kurti nga New York’u sulmọn mediat dhe opozitën: Regjimi i vjetër po i paguan me para të pista
Kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në New York në javën e Nivelit të...