Kurti në Mal të Zi: Presim njohjen e ndërsjellë de facto dhe de jure nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 16 May 2024
Kryeministri Albin Kurti kërkoi njohje de facto e de jure në mes të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë një konference të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
“Shënojmë 10-vjetorin e Procesit të Berlinit dhe presim të kemi bashkëpunim më të mirë, i cili nënkupton njohjen e ndërsjellë de facto dhe de jure nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.
Ai tha se ky takim është mundësi e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar dhe për të diskutuar se si mund të integrohen më tej, “duke bërë reformat në shtëpi, por në të njëjtën kohë për të parë se si mund të bëjmë më shumë dhe më mirë me BE-në në kuptimin e përfitimit të programeve për mbështetje”.
Kurti ka përmendur se Bosnja Hercegovina nuk ka miratuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime.
Kryeministri Kurti ka përmendur edhe gjenocidin e Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës dhe tha se refugjatët shqiptarë gjetën një mik në Mal të Zi.
“Refugjatët shqiptarë që po i iknin kthetrave të Serbisë gjetën strehim në Malin e Zi fqinj me një mikpritje të pakushtëzuar për të cilin ju falënderojmë gjithmonë”, ka thënë Kurti.
Ky është takimi i tretë këtë vit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Kësaj radhe nikoqire e takimit është Qeveria e Malit të Zi, kurse samiti po zhvillohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.
Të tjera
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...