Lajme

Ramush Haradinaj kujton Tahir e Nebih Mehën në 43-vjetorin e rënies

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 13 May 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Prekaz për ta kujtuar Tahir e Nebih Mehën në 43-vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i kësaj partie thotë se rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut.

“Në 43-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur. Lavdi të gjithë trimave të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera