Si e ndërtoi bota Perëndimin?
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 07 May 2024
Përgatiti: Daut Dauti (pjesë nga vepra How the World made the West nga Josephine Quinn)
Grekët dhe romakët kishin historitë e tyre të rrënjosura në vendet tjera dhe që i kishin adoptuar shumicën e ideve dhe teknologjitë nga diku tjetër: kodet juridike dhe literaturën nga Mesopotamia, skulpturat e gurit nga Egjipti, ujitjen nga Asiria dhe alfabetin nga Levanti. Ata e dinin këtë dhe e çmonin.
Për një gjë tjetër, grekët dhe romakët rrallë i kanë pasur të përbashkëta gjërat që sot quhen vlera perëndimore. Në fakt, shumë prej këtyre vlerave antike që konsiderohen të padyshimta, sot do të merreshin si të panjohura, madje edhe të papranueshme. Athinasit e kanë praktikuar demokracinë vetëm për burra, të cilët e promovonin joshjen ndaj djemve, kurse gratë qëndronin gojëmbyllura dhe të mbuluara. Romakët e përqafonin skllavërinë në shkallë masive dhe i shikonin ekzekutimet publike për kënaqësi.
Më në fund nuk ekziston lidhja e privilegjuar mes grekëve dhe romakëve me ‘Perëndimin’ modern: shteti kombëtar i Evropës perëndimore me ardhacakët e tyre në kolonitë e largëta. Kryeqyteti i Perandorisë Romake në mesin e mileniumit të parë ka lëvizur në Kostandinopojë dhe mbeti atje për më shumë se një mijë vjet. Ndërkohë, myslimanët e kombinuan mësimin grek me shkencën nga Persia, India dhe Azia qendrore, si një teknologji të re që qarkullonte rreth Afrikës, Arabisë dhe Oqeanit Indian, kurse detarët në detet e veriut dhe kalorësit e stepave i bartnin mallrat dhe idetë nga Kina deri në Irlandë.
Kjo është një botë e gjerë që shtrihet nga Pacifiku deri në Atlantik ku kombet në ngritje të Evropës perëndimore e trashëguan në shek. XV derisa po hynin në një botë të re. Ky milenium i ndërveprimeve është harruar me të madhe, është ngulfatur me ide të zhvilluara në periudhën viktoriane që e organizoi botën në atë të ‘civilizuar’, të ndarë dhe shpesh e kundërshtuar në mënyrë të dyanshme.
Të tjera
-
Kronologjia e mạsakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, ...
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...