Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 06 May 2024
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallatin Élysée me homologun francez Emanuel Makron dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Xi Jinping vuri në dukje se Kina e shikon gjithmonë marrëdhëniet e saj me BE-në nga një këndvështrim strategjik dhe largpamës, shpreson se marrëdhëniet me Francën dhe BE mund të promovojnë njëra-tjetrën dhe të zhvillohen së bashku.
Kina dhe BE-ja, si dy forca të rëndësishme, duhet t’i përmbahen pozicionimit të partneritetit, të vazhdojnë dialogun e bashkëpunimin, të thellojnë komunikimin strategjik, të rrisin besimin e ndërsjellë, të arrijnë konsensus strategjik, të zhvillojnë bashkëpunimin e të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe, duke vijuar të japin kontribute të reja për paqen dhe zhvillimin botëror.
Xi Jinping theksoi se marrëdhëniet Kinë-BE kanë forca të mëdha të brendshme, për rritje dhe perspektiva të gjera zhvillimi, të cilat nuk shënjestrojnë, as varen dhe as kufizohen nga palët e treta.Sektori i energjisë së re të Kinës ka përvetësuar aftësi mes konkurrencave të hapura, i cili përfaqëson kapacitetin e përparuar prodhues, që jo vetëm pasuron furnizimet përkatëse globale, zbut presionet e inflacionit, por gjithashtu jep një kontribut të madh në përballimin botëror ndaj ndryshimeve klimatike dhe transformimin e gjelbër.
Qoftë nga ana e epërsive krahasuese apo kërkesa e tregut global, nuk ekziston i ashtuquajturi “problem i mbikapacitetit të Kinës”. Thelbi i bashkëpunimit Kinë-Evropë është përplotësim i epërsive reciproke me përfitim të ndërsjellë. Të dyja palët kanë interesa të gjera të përbashkëta dhe hapësira të mëdha për bashkëpunim në transformimin e gjelbër dhe digjital. Të dyja palët duhet të trajtojnë si duhet mosmarrëveshjet ekonomiko-tregtare nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve, duke marrë parasysh shqetësimet e njëra-tjetrës.
Ndërsa, Macron tha nga ana e tij se aktualisht bota po përballet me sfida të mëdha. Situata ndërkombëtare ndodhet në një pikë kyçe kthese. Franca dhe BE-ja duhet të forcojnë bashkëpunimin me Kinën më shumë se kurrë më parë, pasi kjo lidhet me të ardhmen e Evropës. Pala evropiane nuk është dakord me “shkëputjen”. Mirëpret kompanitë kineze të bëjnë investime dhe bashkëpunime në Evropë. Ajo shpreson të forcojë bashkëpunimin me Kinën, për të ruajtur sëbashku sigurinë dhe stabilitetin e zinxhirit të vlerës dhe zinxhirit të furnizimit të Evropës.
Von der Leyen tha se Kina luan një rol të rëndësishëm në çështjet globale. BE-ja shpreson të punojë me Kinën për të respektuar njëri-tjetrin, për të kërkuar gjuhën e përbashkët duke ruajtur dallimet, për të rritur besimin e ndërsjellë, për të shmangur keqkuptimet, për të mbrojtur sëbashku rendin ndërkombëtar të bazuar në Ligjin ndërkombëtar dhe për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin botëror. BE-ja vlerëson përpjekjet dhe arritjet e Kinës në transformimin dhe zhvillimin e gjelbër, njeh të drejtat legjitime të Kinës për të mbrojtur zhvillimin e saj, si edhe shpreson të vazhdojë dialogun e sinqertë dhe të forcojë bashkëpunimin me Kinën.
Lidhur me krizën ukrainase, Xi Jinping vuri në dukje se Kina, Franca dhe pala evropiane shpresojnë të pushojnë zjarrin dhe t’i japin fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur, të rivendosin paqen në Evropë dhe të mbështesin një zgjidhje politike të krizës ukrainase.
Lidhur me konfliktin palestinezo-izraelit, Xi Jinping theksoi se Kina është e gatshme të punojë me BE-në për të mbështetur thirrjen e një konference ndërkombëtare paqeje në sferë më të gjërë, sa më autoritare dhe efektive, sa më parë të jetë e mundur.
Të tre liderët besojnë se ky takim trepalësh ka përmirësuar mirëkuptimin e ndërsjellë, ka ndërtuar konsensus mbi bashkëpunimin dhe ka sqaruar idetë për zgjidhjen e problemeve. Ata janë të gatshëm të vazhdojnë të punojnë sëbashku, për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE.
Të tjera
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...
-
Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvado...
-
Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy rastet të kundërvajtjeve doga...
-
Dogana publikon fotografi të arit të sekuestruar në argjendaritë e rajonit të Gjilanit
Dogana e Kosovës ka publikuar pamje të arit që është sekuestruar në disa argj...
-
Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazezë me Vuçiqin – Kisha Ortodose Serbe kanal i ndikimit rus
Michael Roth, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Bundestagut dhe i...
-
Policia jep detaje për grabitjen në Vushtrri, i arrestuari është 19 vjeç
Policia e Kosovës ka dalë me njoftim të ri për grabitjen në Stanoc të Epërm t...