IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 04 May 2024
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit (PZI) duke organizuar aktivitete të shumta për qëllim të ndërgjegjësimit të popullatës në përgjithësi dhe të prindërve, në veçanti për të drejtën e secilit fëmijë për t’u vaksinuar duke arritur mbulueshmërinë mbi 95 për qind, i cili është caku i përbashkët e që mundëson mbrojtje të qëndrueshme në popullatë.
Kështu bën me dije IKShPK-ja përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.
“Duke u fokusuar në rritjen e vetëdijes së profesionistëve shëndetësor rreth përfitimeve të vaksinimit dhe inkurajimit të popullatës për t’u vaksinuar, mjekët familjar kanë rol të veçantë. Për këtë qëllim MSh, IKShPK në bashkëpunim me OBSh organizuan takim me mjekët familjare. Takimin e hapi Dr. Fetije Fetaj, Shefe e Programit të Vaksinimit duke ju prezentur rolin e tyre në promovimin e vaksinimit. Dr. Edita Goranci Haxhiu, epidemiologe nga OBSh, prezentoi suksesin e vaksinimit në mbarë botën si dhe përpjekjet në eradikimin e swmundjeve vaksinw preventabile”.
Këtë vit, vend të veçantë u është dhënë rolit të të rinjve që të krijojnë të ardhme më të shëndetshme përmes vaksinimit. Me këtë qëllim janë organizuar takime me studentët e Fakultetit të Mjekësisë së përgjithshme në UP si dhe studentëve të stomatologjisë në UBT.
Në vazhdën e aktiviteteve u realizuan edhe vizita në qendrat e vaksinimit në tërë Kosovën me qëllim që të përkrahjes sw Kujdesit Parësor si dhe sistemin shëndetësor në përgjithësi.
Takimi me ekipet e vaksinimit ishte fokusuar në sfidat, arritjet dhe hapat e më tutjeshëm në PZI, duke i implementuar në mënyrë të mirëfilltë ndryshimet në kalendarin e vaksinimit. Në këtë vizitë morrën pjesë përfaqësues nga IKShPK dhe OBSh, duke e vlerësuar lartë angazhimin e jashtëzakonshëm dhe profesionalizmin e dëshmuar gjatë viteve. Gjatë aktiviteteve janë shpërndarë materiale edukative.
IKShPK dhe OBSh gjatë aktiviteteve të Javës së Imunizimit rekomanduan që këtë vit, prioritet t’i jepet të drejtës për t’u vaksinuar në mënyrë që të mos mbetet asnjë fëmijë i pa vaksinuar, duke iu mundësuar jetë të lumtur dhe të shëndetshme.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...