“Më nuk besoj në drejtësi…” Babai i Triumf Rizës i pakënaqur me dënimin prej 25 viteve burgim për Enver Sekiraqën
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 03 May 2024
Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Enver Sekiraqa është dënuar me 25 vite burgim për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës.
Babai i viktimës, Shefqet Riza, pas përfundimit të seancës ka thënë për Infokus se nuk ëstë i kënaqur me vendimin derisa ka deklaruar se nuk ka më besim në drejtësi.
“Po me të thanë të vërtetën s’po di cka me të thanë, kurrfarë vendimi s’është ky. Është një gjykim që ka zgjatë ma së shumti në historinë e gjykatave të Kosovës. 17 vjet edhe unë nuk po e kuptoj si është e mundur në këtë shoqërinë tonë më të vlefshëm me qenë kriminelët se sa një polic që është në mbrojtje të ligjit dhe të shtetit. Edhe një polic që është i shpallur hero pikërisht për luftën kundër bandave kirminale”, ka thënë ai.
Babai i Triumf Rizës ka deklaruar se shteti po i bën më të vlefshëm kriminelët se sa policët që e luftojnë krimin.
“Natyrisht se është dënim i ulët se ky është vrasës kryesor nuk janë të tjerët, të tjerët ky i ka nxit. I thashë Hitleri s’ka vra askënd por ai i ka nxit të tjerët të kryejnë krime kundër njerëzimit. Ky është fajtori kryesor. Ka qenë dashtë që ky ta marrë gjykimin e merituar. Po cka me ba kesi gjykata kemi na, s;kemi tjera. Për këtë shtet kemi luftu… Për së treti herë po vjen tu iu zvogëlu dënimi. Nuk kam besim hiq ma se Gjykata e Apelit i ka krijuar të gjitha problemet tu e kthy për kurgjo hiq”, ka thënë Shefqet Riza për Infokus.
Dënimin Sekiraqës i është shqiptuar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo është hera e tretë që Enver Sekiraqa dënohet për veprën e njëjtë penale.
Ai nuk e ka pranuar asnjëherë fajësinë.
Për kryerjen e kësaj vrasje, me 35 vite burgim është dënuar Arben Berisha.
Berisha ka qenë një prej dëshmitarëve në këtë proces gjyqësor. Nën betim, ai ka deklaruar se Enver Sekiraqa nuk e ka nxitur atë që ta vras Triumf Rizën. Vrasjen, ai ka theksuar se e kreu për shkak të disa problemeve personale që i kishte me tashmë të ndjerin.
Vrasja kishte ndodhur në vitin 2007.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, incidentit tragjik i parapriu një përleshje që kishte ndodhir në “Sëiss Casino”, pak kohë para ditës kritike.
Incidenti në “Sëiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...