Avokatët e ish-presidentit Trump fillojnë sulmin ndaj ish-avokatit të tij Michael Cohen
Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 03 May 2024
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin për pretendimin se Michael Cohen, i cili pritet të jetë dëshmitari kryesor i prokurorisë ndaj ish-shefit të tij, motivohet nga dëshira për hakmarrje.
Mbrojtja sugjeroi gjatë gjyqit penal në Nju Jork se zoti Cohen, dikur avokat dhe ndërmjetës politik i të akuzuarit, u kthye kundër zotit Trump kur ai u bë president në vitin 2017, pasi nuk i ofroi një punë në Shtëpinë e Bardhë.
Zoti Cohen bëri 13 muaj e gjysëm burgim në një burg federal për shkelje të ndryshme, përfshirë të ligjit për financimin e fushatave elektorale, që shërben si shtyllë kryesore në procesin ndaj zotit Trump. Zoti Cohen ende nuk ka dhënë dëshminë e tij në procesin e parë penal ndaj një ish-presidenti amerikan.
Ish-presidenti Trump akuzohet për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur pagesën e zotit Cohen prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, pak përpara votimeve për zgjedhjet e vitit 2016. Prokurorët thonë se qëllimi ishte që ajo të fliste për marrëdhënien me zotin Trump të një dekade më parë, një marrëdhënie që zoti Trump e mohon.
Avokatët mbrojtës të ish-presidentit thonë se zoti Cohen, duke u kthyer kundër zotit Trump, po kërkon të hakmerret ndaj ish-shefit të tij dhe se ai e pati paguar zonjën Daniels me dëshirën e tij dhe se zoti Trump nuk ishte i përfshirë. Zoti Trump thotë se pasi u bë president, e rimbursoi zotin Cohen në vitin 2017 duke i paguar shumën që i detyrohej për punën e tij ligjore.
Prokuroria paraqiti regjistrimin e bërë fshehurazi nga zoti Cohen të një telefonate me avokatin e zonjës Daniels, Keith Davidson, ku negociohet pagesa për të fituar heshtjen e zonjës Daniels. Në regjistrim zoti Cohen i thotë zotit Davidson se ish-presidenti Trump e urren “faktin që ne e realizuam”, frazë që sipas zotit Davidson i referohet pagesës për zonjën Daniels.
Zoti Davidson pati thënë më herët gjatë dëshmisë së tij se nuk pati dyshuar ndonjëherë se zoti Cohen vepronte për të zbatuar marrëveshjen me zonjën Daniels në emër të zotit Trump.
Gjithashtu, zoti Cohen regjistroi fshehurazi një telefonatë me zotin Trump përpara zgjedhjeve, ku zoti Trump diskuton detajet e një pagese prej 150 mijë dollarësh për Karen McDougal, modele e vitit 1998 për revistën Playboy.
Zonja McDougal ka thënë se ka patur me zotin Trump një marrëdhënie njëmujore në vitet 2006-2007. Edhe kjo marrëdhënie është mohuar nga zoti Trump.
Duke parashikuar se avokatët mbrojtës të zotit Trump do ta sulmonin zotin Cohen, prokurori Joshua Steinglass synoi që anëtarët e jurisë ta mësonin informacionin dëmtues ndaj zotit Cohen gjatë vetë pyetjeve të prokurorisë. Prokuroi Steinglass mori rrëfime të shumta nga zoti Davidson për faktin se sa i paparashikueshëm dhe i vështirë mund të ishte zoti Cohen.
Gjatë dëshmisë së tij, zoti Davidson tha se kishte marrë një telefonatë nga zoti Cohen në dhjetor 2016, pak përpara se zoti Trump të merrte detyrën e presidentit.
Sipas zotit Davidson, zoti Cohen ishte treguar i pashpresë, duke e cituar të ketë thënë se “nuk më besohet se nuk do të shkoj në Uashington”, një pranim ky se zoti Trump nuk i kishte kërkuar të bëhej pjesë e administratës së tij.
Kur iu drejtuan pyetje nga avokati mbrojtës i zotit Trump, Emil Bove, zoti Davidson tha për zotin Cohen se “mendova se do vriste veten”. Zoti Bove sugjeroi se zoti Cohen kishte dashur të emërohej në një post të lartë, madje edhe si prokuror i përgjithshëm, që është zyrtari më i lartë për drejtësinë në qeverinë amerikane.
Gjatë drejtimit të pyetjeve, avokati Bove gjithashtu u përpoq ta paraqesë zotin Davidson si një lloj juristi të dorës së dytë, që është i specializuar për rastet e klientëve të Hollivudit që duan “të zhvasin” para nga personat e njohur të skenës që dëshirojnë të fshehin diçka nga jeta e tyre personale.
Duke u përqendruar tek puna ligjore e zotit Davidson, sugjerimi i qartë i avokatit Bove përpara jurisë me 12 anëtarë ishte se zoti Davidson dhe zonja Daniels patën bërë po këtë gjë, duke u përpjekur të fshihnin historinë e saj të seksit me një president të ardhshëm, përkundrejt pagesave.
Zoti Davidson mohoi vazhdimisht akuzat e avokatit Bove dhe tha se nuk mund të mbante mend të gjitha detajet e punës së tij, pasi ndër vite ka patur mbi 1500 klientë.
Më herët gjatë seancës prokurori Christopher Conroy pati shkëmbime deklaratash me avokatin mbrojtës Todd Blanche, rreth çështjes nëse duhet vendosur sërish se zoti Trump po shpërfill gjykatën duke shkelur urdhërin e gjykatësit Juan Merchan për të mos sulmuar dëshmitarët dhe anëtarët e jurisë.
Të martën, gjykatësi Merchan vendosi se zoti Trump pati shkelur urdhërin nëntë herë dhe i dha një gjobë prej 9 mijë dollarësh. /VOA
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...