Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi: Ai mund të burgoset nëse përsëritet shkelja e urdhrit
Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 01 May 2024
Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shkeli urdhrin e gjykatës që e ndalon të sulmojë dëshmitarët e mundshëm.
Gjykatësi e gjobiti zotin Trump me 9 mijë dollarë për shkelje të përsëritura të urdhrit që e ndalon atë të bëjë deklarata publike për dëshmitarët, anëtarët e jurisë dhe të tjerë të lidhur me çështjen.
Nëse përsëritet shkelja e urdhrit, paralajmëroi gjykatësi, ai mund të burgoset. Prokurorët kishin pretenduar për dhjetë shkelje, por gjykatësi gjeti se ishin nëntë. Zoti Trump i kishte ngulur sytë në tryezë ndërsa gjykatësi e lexoi vendimin.
Kandidati republikan për president ka pohuar se ai po ushtron të drejtën e lirisë së fjalës, por vendimi i gjykatësit nxjerr në pah se zoti Trump është i pandehur në një çështje kriminale që duhet t’i nënshtrohet realitetit të ashpër të procedurës gjyqësore.
Kërcënimi jashtëzakonshëm nga gjykatësi për të burgosur një ish president sinjalizon rritjen e pasigurisë ligjore të zotit Trump në varësi të sjelljes së tij gjatë pjesës së mbetur të gjyqit.
Gjykatësi Merchan shkroi se ai është “shumë i vetëdijshëm dhe mbrojtës” për të drejtat që gëzon zoti Trump në bazë të Amendamentit të Parë , “veçanërisht duke patur parasysh kandidaturën e tij për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara”.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të drejtat legjitime të pandehurit për lirinë e fjalës të mos kufizohen, që ai të jetë në gjendje të bëjë fushatë të plotë për postin që kandidon dhe që të jetë në gjendje të përgjigjet dhe të mbrohet kundër sulmeve politike”, shkroi gjykatësi Merchan.
Megjithatë, ai paralajmëroi se gjykata nuk do të tolerojë “shkeljet me dashje të urdhrave të saj të ligjshëm dhe se, nëse është e nevojshme dhe e përshtatshme sipas rrethanave, ajo do të vendosë një dënim me burg”. Deklarata e gjykatësit tregon për mundësinë që zoti Trumë të bëhet ish presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që mund të shkojë në qeli.
“Ky urdhër i gjykatësit është krejtësisht jokushtetues”, tha zoti Trump pas përfundimit të seancës të martën, ku dëshmoi një avokat i Hollivudit i cili ndërmjetësoi dy marrëveshje pagesash për të blerë heshtjen. “Unë jam kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara … dhe jam në gjykatë gjatë gjithë ditës duke i dëgjuar këto gjëra”.
Trump është mësuar të ketë qasje të vazhdueshëm në mediat e tij sociale për të goditur kundërshtarët dhe për të shprehur mendimin e tij.
Pas bllokimit të llogarisë së tij në rrjetin Twitter pas trazirave të 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan nga mbështetësit e tij, zoti Trump krijoi platformën e tij sociale, ku postimet e tij nuk do të kufizoheshin apo bllokoheshin.
Prej kohësh ai është përpjekur të distancohet nga mesazhet e debatueshme që ka ndarë për miliona ndjekës të tij, duke këmbëngulur se ai vetëm i ka shpërndarë postimet e të tjerëve.
Vendimi i së martës në Nju Jork vjen në javën e dytë të gjyqit ndaj zotit Trump nën akuzat se ka paguar para për të blerë heshtjen. Zoti Trump akuzohet se ai dhe bashkëpunëtorët e tij morën pjesë në një skemë të paligjshme për të ndikuar në fushatën presidenciale të vitit 2016, duke blerë dhe varrosur histori negative për të.
Akuza pretendon se pagesat u bënë për modelen e revistës Playboy Karen McDougal, e cila shiti historinë e saj për lidhje intime me zotin Trump, aktoren e filmave pornografik Stormy Daniels, e cila pretendon për një natë intime me ish presidentin. Zoti Trump i ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se të gjitha pretendimet janë gënjeshtra.
Sipas urdhrit të gjykatësit, zoti Trump i fshiu postimet fyese nga llogaria e tij në rrjetin Truth Social dhe faqja në internet e fushatës së tij për president. Ai ka afat deri të premten që të paguajë gjobën.
Gjykatësi do të dëgjojë të enjten argumente lidhur me shkelje të tjera të supozuara të urdhrit të gjykatës. Zoti Merchan njoftoi se do të ndalojë seancën gjyqësore më 17 maj për të lejuar që zoti Trump të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij Barron i cili përfundon shkollën e mesme./ VOA
Të tjera
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...