Lajme

Tahiri: Raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 01 May 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirku foli mbi aktualitetin politik në Kosovë.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe – një thirrje e kamotshme e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën – duket se po shndërrohet tani në një lloj kushti për të, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tahiri, e ka komentuar se a u bë kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Tahiri ka komentuar raportin e raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyyanis.
Lexo edhe:

-Advertisement-

“Dora kur ka komentuar raportin, brenda diskutimit të saj e ka pasur gjithmonë diku Asociacionin, mirëpo në momentet e fundit kur doli raporti, ne kemi arritur ta ndryshojmë raportin, pra Kosova, dhe me qenë një nen ku thotë anëtarësimi, dmth Asociacioni është post pas anëtarësimit. Mirëpo brenda raportit, raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin”, tha Tahiri.

Mirëpo, ai ka dhënë detaje tjera.

“Mirëpo çka thuhet aty…thuhet se është në diskrecion të ministrave me e trajtu këtë temë”, u shpreh Tahiri, duke thënë se “për vlerësimin tim nuk është kusht”.

“Raporti nuk e kushtëzon (anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin). Plot shtete nuk e kanë kusht Asociacionin”, tha ai.

Tahiri ka thënë se është optimist se në muajin Maj, Kosova do të pranohet në KiE.

“Procesi që ka ndodhur deri sot nuk kthehet prapa”, u shpreh ai.

Tahiri i AAK-së e ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës.

“Qeveria e ka bërë një veprim që unë nuk po i kuptoj. Këta e kanë pranuar Asociacionin”, tha Tahiri. /ATV

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera