Xavi: Në janar u ndjeva përgjegjës, tani situata ka ndryshuar dhe të gjithë më mbështesin
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 30 April 2024
Pas fitores 4-2 ndaj Valencia-s, trajneri i Barcelona-s Xavi Hernandez deklaroi se është i kënaqur për momentin e mirë që po kalon skuadra e tij.
Në prononcimin e dhënë për mediet në prag të këtij takimi ai theksoi se është i lumtur për qëndrimin që skuadra mbajti në këtë përballje.
“Jam i lumtur dhe i kënaqur me qëndrimin e skuadrës sepse gabimet na bënë të rritemi. Kishte gabime individuale, por mendoj se pamë një organizim të mirë, veçanërisht në sulm. Duhet të kemi më shumë qetësi”-u shpreh fillimisht Xavi.
Më pas duke folur për takimin e radhës, atë ndaj Girona-s, me të cilën Barça është në garë për vendin e dytë në renditjen e La Liga-s, trajneri “Blaugrana” deklaroi se ka për të qenë një ndeshje e bukur.
“Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Të dyja skuadrat përpiqen të sulmojnë, do të jetë mirë për shfaqjen që do të dhuroi”-tha ndër të tjera Xavi Hernandez.
Ndërsa sa i përket vendimit për të qëndruar te Barcelona edhe pas verës, tekniku zbuloi se në janar ndjehej përgjegjës për mungesën e ecurisë pozitive, ndërsa tani situata për të është ndryshe.
“Ndihem shumë mirë. Në janar u ndjeva përgjegjës për atë që po ndodhte, por tani situata ka ndryshuar dhe kjo është arsyeja pse fola me Presidentin. Barça është shumë emocionuese. Katalanasit janë të tillë ndonjëherë na shkon shkëlqyeshëm dhe ndonjëherë shkatërrojmë gjithçka, ndjeva mbështetjen nga klubi, nga Deco dhe nga lojtarët”-përfundoi fjalën e tij Xavi.
Të tjera
-
Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve
Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të shtunën ësh...
-
Nga sot, Gjermania do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar në vit nga Ballkani
Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësua...
-
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votime...
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...