Gazeta daneze “Altinget”: Marrëveshja për 300 qelitë, Danimarka mund të mashtrohet nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 30 April 2024
Në një artikull të gazetës daneze “Altinget” mbi marrëveshjen ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës, në bazë të cilës shteti danez do të huazojë rreth 300 qeli burgu në Kosovë, vlerësohet se Danimarka “mund të mashtrohet” nga Kosova, përkundër se ekzekutivi danez respektoi pjesën e vet të marrëveshjes, duke transferuar mbi 1 milion e 700 mijë euro.
Kosova dhe Danimarka u pajtuan që në Kosovë të vijnë 300 të burgosur nga Danimarka, në këmbim të një tarife vjetore prej 15 milionë eurosh. Megjithatë, pas më shumë se tre vitesh ekzistojnë paqartësi rreth planit danez sepse marrëveshja ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës nuk është miratuar akoma nga Kuvendi i Kosovës, kujtoi gazeta e njohur daneze.
“Skenari më i keq është që qelitë të mos i dorëzohen kurrë Danimarkës dhe që Kosova të tërhiqet nga marrëveshja sepse me sa duket nuk ka asnjë obligim ligjor sa i përket mbështetjes që ne tashmë ua kemi transferuar”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i Aleancës Liberale (LA), Steffen Larsen, duke shtuar se Danimarka “pothuajse është marrë peng” nga Kosova, transmeton Albanian Post.
Prandaj edhe demokratët danezë (DD) shprehën frikën se qeveria do të “mashtrohet”. Zëdhënësja e DD-së, Betina Kastbjerg, duke komentuar mbi marrëveshjen që të burgosurit e huaj të dërgohen në një burg në qytetin e Gjilanit, theksoi se pret që Kosova të respektojë marrëveshjen, ndërsa kërkoi nga Ministria e Drejtësisë ta “marrë nën kontrollë” situatën.
“Kur ne kemi respektuar pjesën tonë të marrëveshjes, sigurisht pres që edhe Kosova të bëjë të njëjtën. Prandaj pres që edhe Ministri i Drejtësisë ta marrë nën kontroll këtë situatë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të fillojmë të dërgojmë kriminelët e dënuar me deportim në Kosovë”, potencoi Kastbjerg.
Të tjera
-
52 aksidente brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 aksidente trafiku me të lënduar, d...
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...