Ngjarjet e datës 30 prill
Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 30 April 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë. (Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë, ora 08:30)
Vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)
Kuvendi Komunal në Deçan mban mbledhjen e rregullt. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)
Kryeministri Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të vdekjes së ish-deputetit Ali Lajçi. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:30)
Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit Q.J., i akuzuar për shkak të veprave penale vrasja e rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)
Në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi. (Holli i Kuvendit, nga ora 10:00 – 12:00)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Draft-Kodit të sjelljes së deputetëve të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024, si dhe shqyrton në parim i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhës dhe diskuton: Mjeksia e Punës, të arriturat dhe sfidat. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me propozim amendamente për Projektligjin Nr. 08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 12:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban diskutim në Komision lidhur me çështjen e rritjes së numrit të prokurorëve që do të mirren me krime të luftës dhe krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e ftuar: Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë dhe Ardian Hajdaraj – Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe me Sindikatën e Bashkuar, të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, me përkrahje të Programit për Angazhim Qytetar publikojnë: “Doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme”.( ora 13:30)
Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, organizojnë ceremoninë shënuese për marrjen e vlerësimit të parë kreditor në historinë e Kosovës, vlerësim ky që do të shërbejë si pasaportë e Kosovës në tërheqjen e investimeve të huaja. Kjo ceremoni organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me USAID. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (ora 14:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës përcakton listen e dokumentacionit dhe diskuton për angazhimin e ekspertëve, si dhe shqyrton kërkesën për ndarjen e buxhetit të komisionit hetimor. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 15:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Akademinë përkujtimore për ish-deputetin Ali Lajçi. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 16:00)
Agjencia e Qeverisë Amerikane, Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit dhe Qeveria e Kosovës, lansojnë programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të enërgjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e enërgjisë në Kosovë. Në ceremoninë e nënshkrimit të hyrjes në fuqi të projektit Kompakt, do të flasin:presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Zëvendës President i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford. ( ora 17:00)
Mbahet event për themelimin e Fondacionit Team Rijad, një fondacion i përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara. ( ora 18:00)
Të tjera
-
Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë...
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Buj...
-
Vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në Malishevë
Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e...
-
Vdẹkje e dyshimtë, një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është ...
-
Bie nga ballkoni pronari i hotelit në Himarë, përfundon në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. ...
-
Sekuestrohen shtatëmbëdhjetë motoçikleta nё Pejё
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë vikendit të shtunën dhe të dielë...
-
Kurti: Me Serbinë kemi probleme se nuk po na e njohin pavarësinë dhe s’po i pranojnë kri*met e kryera nga Millosheviqi
Kryeministri Albin Kurti ka folur nga Turqia për problemet që shteti ynë ka m...