Lajme

Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 25 Prill 2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall kampione e Evropës në Kampionatin Evropian, duke thënë se ajo është thjesht e pandalshme.

Osmani tha se Krasniqi, kampionia olimpike, tashmë është dy herë kampione e Evropës.

“Jashtëzakonisht krenare! Distria është një frymëzim i vërtetë për xhudistët kudo që janë, duke dëshmuar se me vendosmëri mund të arrihet madhështia kudo. Në Paris, më e fortë se kurrë”, shkroi Osmani.

-Advertisement-

Krasniqi në finale e mundi nënkampionen olimpike, Odette Giufrida, ndërsa Disi shënoi katër fitore në kategorinë -52 kilogram.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy