Lajme

Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 24 April 2024

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për punën e barnatoreve.

“Sot anuluam orarin e barnatoreve – më nuk do të ketë kufizime!”, ka shkruar Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, transmeton KlanKosova.tv.

“Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaçërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës”.

-Advertisement-

Retkoceri ka thënë se PDK kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimmarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera