Trump përballet me procesin e parë gjyqësor kundër tij
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 22 April 2024
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të dëgjojë të hënën prokurorët pse dyshojnë që fshehja e kryerjes së një pagese për një yll të pornografisë, gjatë fushatës presidenciale më 2016, nënkupton shkelje të ligjit.
Kjo seancë do të shënojë nisjen e procesit gjyqësor për këtë rast, në një gjykatë në Nju Jork.
Avokatët e kandidatit presidencial republikan do të bëjnë, po ashtu, deklaratat hyrëse në këtë proces, i cili është vetëm një prej katër rasteve gjyqësore me të cilat përballet Trump, para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.
Trump me shumë gjasë do të përballet sërish në garë me presidentin aktual, Joe Biden.
Prokurorët kanë thënë se pagesa prej 130.000 dollarëve që ka kryer ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen për yllin e pornografisë, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes së saj lidhur me një rast ku është përfshirë Trump dekada më parë, ka përbërë mashtrim për votuesit në ditët e para të fushatës së vitit 2016, kohë kur ai veçse është përballur për sjellje tjera të këqija seksuale.
Trump është deklaruar i pafajshëm në 34 pika për falsifikim të dokumenteve biznesore dhe e mohon që ka pasur marrëdhënie seksuale me Danielsin.
Në mëngjesin e së hënës, Trump u ka bërë thirrje mbështetësve për protestë paqësore.
Ekspertë ligjorë besojnë se ky është rasti që mund ta përballë Trumpin me më së paku pasoja.
Edhe nëse shpallet fajtor, atij nuk do t’i ndalohet të marrë pjesë në garën për president, por do të mund të dëmtohet fushata e tij.
Rastet tjera gjyqësore lidhen me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i ka kontestuar Trump, dhe të cilat i ka fituar Biden./REL
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...