Kurti tregon emrat e zyrtarëve të policisë që janë arrestuar dje nga Serbia: Jankoviqi është dërguar në Rashkë, hąkmąrrja e tyre akt i qëllimshëm i tensioneve
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 18 April 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për bllokimin e qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në pikat kufitare. Kreu i qeverisë tha se Serbia u hakmorr pas kalimit me sukses të fazës së dytë drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Kryeministri tha se qindra qytetarë u ndaluan derisa po shfrytëzonin Serbinë si tranzit për tu kthyer apo shkuar në BE.
I pari i qeverisë përmendi edhe ndalimin e zëvendëdrejtorin e policisë së Kosovos, Dejan Jankoviq, ndërsa bëri të ditur se ai është dërguar në Rashkë.
“Serbia u hakmorr, ndaloi në kufi përmbi 20 orë qindra qytetarë të vendit tonë të cilët e shfrytëzonin Serbinë si tranzit per tu kthyer apo shkuar në BE. Në mesin e të ndaluarve është edhe zv.drejtori i Policise Kosoves, Dejan Jankoviq. Sipas informatave që kemi është dërguar në Rashkë. Nga e kaluara e dijmë që ata që ndalohen intervistohen nga akterë të ndryshëm të Serbisë”, tha Kurti.
Kurti në mbledhjen e 198 tha se ditën e djeshme nga autoritetet serbe janë ndaluar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, serb e shqiptarë, ku pesë prej tyre janë liruar, derisa pesë të tjerë janë në mbajtje, këtu përfshirë edhe Jankoviqin.
“10 pjesëtarë të Policisë në ndalim kanë qenë qenë serbë dhe shqiptarë të cilët janë ndaluar në Jarinj, te kufiri Kroaci-Serbi, Dheu i Bardhë. 5 nga ta janë liruar, 5 të tjerë akoma janë ne mbajtje, perfshirë edhe Jankoviqin, duke përfshirë edhe Jankoviq. Por aty janë edhe Sinisha Miliq, Zoran Marinkoviq, Boban Simeunoviq dhe Ramiz Ibrahimi”, tha Kurti.
“Veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarjes. Keqtrajtimi i qytetarëve është akt i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe lëvizjes së lirë. Serbia ka shkelur nje grumbull marrveshjeve, përfshirë ata 2011 për lëvizje të lirë, 2021 me karta të lëvzijes me identetit dhe ate të 2023 per normalizim të marrëdheneve”, shtoi Kurti.
“Ndalimi na i risolli kujtimet e hidhura të Serbisë së Millosheviqit, ngelet e njëjta së udhëhiqet nga një bartës i tij. Për më tepër veprimi i hakmarjes është menduar si akt i qëllimshëem i tensioneve”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë
Të tjera
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...