Dita e të Mbijetuarve të Dhun*s Sek*uale të luftës, Kurti: U dhu*uan se ishin shqiptarë
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 14 April 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri nderime te memoriali “Heroniat”, në Prishtinë.
Kjo për faktin që 14 prilli shënon Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Nderime bënë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e të mbijetuarat e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani, njofton Klankosova.tv.
Në fjalimin e tij, i pari i qeverisë tha se presidentja, Qeveria, Kuvendi, vet ai si kryeministër janë në mbrojtje të kësaj kategorie.
Ai iu bën thirrje edhe qytetarëve të Kosovës, të jenë pjesë e kësaj mbështetjeje, dhe ta thyejnë stigmatizmin.
Më tutje Kurti thotë se, vajza e gra, burra e djem nuk u përdhunuan për shkak të emrit të tyre, a veçantive të tyre, por sepse ishin shqiptar.
“Sot është dita memoriale për viktimat dhe të mbijetuar e dhunës seksuale gra e vajza, djem e burra, rreth 20 mijë gjithsej që kane paguar çmimi të lartë fizik, psikike e emocional”, u shpreh Kurti
“Siç bën thirrje Vasfija e Shyhretja, ne nuk i harrojmë kurrë dhe gjithashtu angazhohemi e bëjmë thirrje për drejtësi”.
“Shyhrejta dhe Vasfija janë shembuj për mbarë kombin tonë për thyerjen e heshtjes së stigmatizmit”
“Ministria e Drejtësisë, Qeveria e Kosovës, Kuvendi, unë si kryeministër, presidentja, janë në krye të detyrës që kësaj kategoria ti ndihmojmë”.
“Iu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që ta mbështesin të këtë kategori”.
“Kjo dhunë nuk iu ka ndodhur për shkak të emrave të tyre të veçantë, apo fizikës, iu ndodhi sepse ishin shqiptarë”.
Fjalën e patën edhe të mbijetuar e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani.
“Unë sot jam shumë e fortë, jam shumë krenare, për shtetin tonë, me plotë besimin që e di që policia dhe ushtria nuk do të lejojnë më forcën serbe në Kosovë”, tha Krasniqi-Goodman.
Ndërsa Tahiri-Sylejmani bën thirrje që kjo të mos harrohet.
“Ju kisha lut të mos harroni faleminderit”.
Të tjera
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...