Ky është i dyshuari për v*asjen e gruas në Ferizaj
Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 12 April 2024
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Ferizajn, ku një person e qëlloi për vdekje me armë zjarri një grua.
Raportohet se i dyshuari, Valon Aliu, 36 vjeçar, gjuajti me armë në drejtim të gruas së tij, E.C., 21 vjeçare.
I plagosur në vendin e ngjarjes mbeti edhe 15 vjeçari D.C., i cili dyshohet të jetë vëllai i viktimës.
Aliu dhe viktima po shkonin te Qendra për Punë Sociale për konsultim, meqënëse çifti ishin në proces të ndarjes
Burimet e Indeksonline pohojnë se i dyshuari, Valon Aliu, e kërcënoi me armë edhe një prej punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore” deklaroi policia.
Në anën tjetër, Prokuroria e Ferizajt deklaron se brenda afatit ligjor do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit për Aliun.
“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartcekur” thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë
Të tjera
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...
-
Tre të vdẹkur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë
Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., ban...
-
Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë ...
-
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit të LDK-së: Je një mjeran politik
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur a...
-
Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare
Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat ku...
-
Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK’në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë
Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish...
-
Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbisë është ...
-
Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë
Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së s...