Lajme

Kurti për takim me Sarraznin: Folëm për Procesin e Berlinit dhe rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 11 April 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti bëri të ditur se me Sarrazinin folën për Procesin e Berlinit, ku tha se nënvizoi rëndësinë e marrëveshjeve të kaluara.

“Teksa Procesi i Berlinit feston 10 vjetorin e tij këtë vit, nënvizova rëndësinë e tij si një platformë për bashkëpunimin dhe rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të kaluara, përfshirë atë për lëvizjen e lirë në mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës”, shkroi Kurti.

-Advertisement-

Gjatë ditës, Sarrazin është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera