Lajme

Krasniqi: Kurti e Bislimi i pranuan pasaportat e strukturave paralele – vendimi i BE-së nuk piku nga qielli

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 11 April 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në një intervistë për Radio Televizionin 21 (RTV21) të enjten, dekaroi se vendimi i Bashkimit Evropian (BE) për njohjen e pasaportave të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë për serbët e Kosovës është rrjedhojë e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) – organi kryesor përgatitor i Këshillit të BE-së, u pajtua me propozimin e Parlamentit Evropian (PE) dhe Komisionit Evropian (KE) për ndryshimet në rregulloren për poseduesit e pasaportave serbe të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Megjithatë, kreu i PDK-së ua drejtoi gishtin autoriteteve.

Ai theksoi se pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele serbe i kanë pranuar fillimisht kryeministri dhe zëvendëskryeministri i Kosovës – Albin Kurti dhe Besnik Beslimi – në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, duke shtuar se ky vendim “nuk erdhi nga qielli”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera