Haxhiu: Është hapur subvencioni për gratë që janë pjesë e familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 09 April 2024
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është hapur subvencioni për gra dhe vajza që përbejnë familje të ngushtë të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Me qëllim të rritjes së mirëqenies familjare dhe pavarësimit ekonomik të grave dhe vajzave, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet Agjencisë për Barazi Gjinore, në mbështetje me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka hapur thirrjen për subvencione për gra dhe vajza që përbëjnë familje të ngushtë të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, të evidentuar në listën e pensioneve për persona të zhdukur”, ka thënë Haxhiu.
Edhe një Marrëveshje për Personat e Pagjetur në Kosovë në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë u nënshkrua me 4 prill.
Ajo ishte miratuar më 2 maj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si pjesë e një dialogu të nivelit të lartë politik, duke sjell shpresë të re për zbatimin e marrëveshjes, pasi që palëve iu është lejuar qasje në të gjitha dokumentet në posedim të tyre, përfshirë ato të shënuara si ‘konfidencial’.
Por, si të tjerat marrëveshje, edhe marrëveshja e majit mes Kosovës dhe Serbisë mbeti vetëm në letër.
Në organizatat të cilat e përcjellin punën për Personat e Zhdukur, rezulton që në praktikë kjo marrëveshje.
Grupi i përbashkët punues për personat e zhdukur është themeluar në vitin 2004, nën kujdesin e përfaqësuesit special për Kosovën të sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Mirëpo, komisionet për persona të zhdukur të Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë kanë akuzuar më së shumti njëri-tjetrin gjatë viteve të fundit dhe nuk ka pasur bashkëpunim konkret në kuadër të grupit të përbashkët punues në terren.
Çështja e personave të zhdukur është ngritur edhe në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2020, por që nuk ka pasur ndonjë progres konkret.
Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 rreth 13 mijë njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800 mijë u zhvendosën dhe rreth 1 mijë e 600 janë të zhdukur.
Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varreza masive në Serbi.
Deri më tani nga Serbia në Kosovë janë kthyer rreth 1 mijë mbetje mortore.
Të tjera
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...