Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 05 April 2024
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë.
“E kanë degradu procesin, dhimbja më e madhe e krejt kësaj është që nuk ka njohje të ndërsjellë, nuk ka garanca për njohje të pesë vendeve të BE-së, s’ka garanca për NATO. Kur nuk ke njohje të ndërsjellë me Serbinë është shumë problem anëtarësimi në OKB”, ka thënë Hamza.
Ai është shprehur se e di që dialogu Kosovë – Serbi nuk është një temë e lehtë dhe popullore.
“Gjithë liderët politikë dhe institucionalë që janë marrë me këtë temë sigurisht që për asnjërin prej tyre nuk ka qenë pozitë e lehtë. As për z.Thaçi, as për z.Mustafa, në kohën e z.Haradinaj ka pasur një stagnim në çështjen e dialogut, dhe po del që as për z.Kurti”, ka thënë kandidati i PDK-së për kryeministër në rtv Dukagjini.
Tutje, ai ka theksuar se si rezultat i zhvillimeve të fundit, njohja reciproke dhe ajo e ndërsjellë nuk është në tavolinë
“Mirëpo qëllimi final i dialogut ka qenë njohja e ndërsjellë, njohja reciproke. Kjo ka qenë e theksuar qartë në të dy letrat e presidentëve amerikanë, edhe e presidentit Trump edhe presidentit Biden. Si rezultat i zhvillimeve të fundit, njohja reciproke dhe e ndërsjellë nuk është në tavolinë”, ka shtuar Hamza.
Më 27 mars të këtij viti, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Republikës së Kosovës.
Krasniqi ka thënë se Hamza është njeriu i duhur për këtë pozitë dhe për kohën në të cilën po kalon Kosova, andaj edhe i ka kërkuar që të marrë këtë përgjegjësi.
“Jam krenar dhe shumë i lumtur që ta prezantoj para jush Bedri Hamzën, kandidatin tonë për kryeministër të Republikës së Kosovës. Njeriu që do ta ringjallë ekonominë tonë, njeriun që do ta udhëheqë ekipin më të denjë për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Bedriu është i dëshmuar, është i provuar, është i përkushtuar dhe i gatshëm. Bedri Hamza është njeriu i duhur për këtë detyrë. Arritjet e tij në të kaluarën si ministër i Financave, si guvernator i Bankës Qendrore të Kosovë, por edhe të arriturat e tanishme si kryetar i Mitrovicës, flasin më së miri për punën e tij. Në secilën detyrë publike, Bedriu ka shkëlqyer dhe ka lënë prapa rezultatet të mëdha. Ai ka dëshmuar se gjithmonë i ka shërbyer të mirës së përbashkët dhe është siguruar që askush të mos mbetet prapa”, ka thënë i pari i partisë opozitare.
Duke kërkuar që zgjedhjet e reja të mbahen sa më parë, Krasniqi ka theksuar se modelit aktual të udhëheqjes nga një njeri, PDK-ja do t’i vërë përballë modelin e udhëheqjes nga një ekip.
Të tjera
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...
-
“Me Ramushin kryeministër Kosova hyn në NATO brenda tetë deri në 12 muajve” – Deputeti i AAK-së jep premtimin e madh
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë disa d...
-
Partitë politike ende s’i kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë, afati është deri më 11 dhjetor
Më 1 qershor ka filluar afati për subjektet politike që të dorëzojnë kërkesat...
-
Mbeti i plạgosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrạsës, njëri është i lirë
Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Ca...
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Ja si do të jetë moti sot gjatë ditës
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temp...