Skandaloze: Ministria e Bujqesisë i ndau grant 200 mijë euro kompanisë milionëshe “Apetit”, që falsifikoi dokumentet e shiti në Shqipëri mish të Brazilit si produkt të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 03 April 2024
Kompania milionëshe “Apetiti” e cila u bë edhe një herë tjetër skandal në media, por kësaj radhe edhe jashtë Kosovës po duket të ketë raport të mirë në Ministrinë e Bujqësisë.
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin e subvencioneve ku shihet se MBPZhR-së, ka ndarë grant prej 200 mijë eurosh për kompaninë “Apetiti” për të cilën kanë nisur edhe hetimet nga SPAK-u në Shqipëri pasi kjo kompani me dokumente të falsifikuara e shiste mishin e Brazilit për të cilin dyshohet se është i vjetër edhe deri në 5 vite si produkt të freskët të Kosovës.
E kur e gjithë kjo bëhej me dijeninë e plotë të institucioneve kosovare, konkretisht të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Në dokumentin e granteve të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus, i cili nuk është bërë publik thuhet se kjo shumë është ndarë për kategorinë “Investimet në asetet fizike – Përpunim i mishit për vitin 2020 – 2021”.
Në dokumentet për grantet thuhet se kompania “Apetit SH.P.K ka si aktivitete primre “Aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e lëndëve të para bujqësore, kafshëve të gjalla, lëndëve të para tekstile dhe mallrave gjysmë të gatshme”.
Gazeta Infokus ka qëndruar të mërkurën në mëngjes tek baza e kësaj kompanie në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, ku aksionari i kësaj kompanie, Arben Ferizi ka konfimruar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke kryer hetime brenda kompanisë.
“Nuk mundemi me ju pranu një herë se brenda janë inspektorë të AUVK duke kryer hetime, nuk e di nëse janë në zyrë apo tek shtalla”, ka thënë ndër të tjera Ferizi për Infokus.
Derisa skandalin e publikuar në media në Shqipëri e ka mohuar dhe ka thënë se kjo po ju bëhet për shkak të konkurrencës dhe mishit cilësorë që ata posedojnë.
Pra kompania kosovare “Apetit sh.p.k” me pronar Destan Ferizin bleu mish nga Brazili dhe atë e shiti në Shqipëri si mish me origjinë nga Kosova, duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim ilegal me inspektorë të shtetit, konkretisht të Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK).
Skandali i kësaj kompanie u publikua nga mediat në Shqipëri derisa këtë të mërkurë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për kompaninë “Apetit sh.p.k”.
Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka thënë se tashmë është formuar Komisioni profesional që do të gjurmojë të gjitha hyrje-daljet e biznesit për të vërtetuar dyshimet e ngritura.
Për këtë rast janë informuar edhe Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
E në lidhje me këtë është pezulluar nga puna inspektori Qenan Maxhuni, Inspektor Veterinar i AUV’së”. /Gazeta Infokus/
Sqarim: Teksti është korrigjuar pas një lëshimi ku është përmendur emri i ministrit aktual, Faton Peci si bartës i institucionit në kohën kur i është dhënë subvencioni kompanisë në fjalë. Në tekst përmendet përiudha 2020/2021 kur kompania Apetiti ka fituar grantin prej 200 mijë euro, por është lëshuar gabim emri i ministrit Faton Peci.
Të tjera
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...
-
”Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit”
“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i K...
-
Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mi...
-
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin vrạsjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vra...
-
Pacolli: Ka dëshmi që kam biseduar me Radoiçiqin në sy të Kurtit dhe Osmanit
Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ...
-
Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqin
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Selmanaj thotë se Kusari-Lila është në gjendje të rëndë: Asnjë deklaratë nuk e ka të njejtë!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar bised...
-
Pacolli: Kam bërë gabim në votën për Qeverinë Kurti, Kosova ka ngecur në shumë fusha
Ish-presidenti Behgjeti Pacolli, duke reflektuar për punën e Qeverisë Kurti p...