Lajme

‘Dështimi special’: Edhe Trendafilova shpreh dyshimet se Prokuroria nuk vërtetoi akuzat ndaj krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 01 April 2024

Këtë muaj bëhen 1 vit prej që nisi gjykimi ndaj katërshës së madhe të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Procesi gjyqësor ndaj tyre gjatë kësaj periudhe është karakterizuar me skandale të shumta nga ana e prokurorisë dhe gjykatës, vonesa të paarsyeshme e redaktime absurde të materialeve e dëshmitarëve të cilat ia kanë vështirësuar tej mase punën ekipeve mbrojtëse të krerëve të UÇK-së, shkruan lajmi.net

Sidoqoftë, për kryetaren e Speciales, Ekaterina Trendafilova, vonesat dhe redaktimet e shumta, janë bërë për të garantuar sigurinë e dëshmitarëve, ndonëse një numër i konsiderueshëm i tyre dhanë deklarata absurde dhe kundërthënëse gjatë procesit.

-Advertisement-

“Të katër të pandehurit janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Shumica e procedurave gjyqësore deri më tani janë zhvilluar pa publikun për të garantuar sigurinë e dëshmitarëve. Deri më tani janë dëgjuar 53 dëshmitarë të prokurorisë dhe statusin e viktimave kanë 143 persona”, thotë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera