Ushqyesit më të nevojshëm gjatë muajit të Ramazanit, ja çfarë duhet të konsumojnë agjëruesit
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 01 April 2024
Muaji i shenjtë i Ramazanit i ka gjetur miliona besimtarë në mbarë globin të mbyllur në shtëpitë e tyre. Në këtë kohë, ekspertët thonë se njerëzit që agjërojnë duhet të mbajnë në konsideratë disa aspekte të rëndësishme.
Në një shkrim për Ramazanin ekspertja Jenna Maçhiochi nga Universiteti i Susseks, tha për BBC, se organizmi ka nevojë për shumë energji që të luftojë infeksionet.
Për rrjedhojë, periudhat e gjata të frenimit nga ngrënia dhe pirja mund të dobësojnë sistemin imunitar. Kjo është arsyeja përse gjatë orëve që feja lejon ushqimin dhe pijet, çdo person që agjëron duhet të tregojë kujdes për ushqyesit që merr.
Ekspertët thonë se njerëzit që agjërojnë duhet të sigurohen që të marrin sa më shumë:
– Ushqyes makro që janë karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat.
– Ushqyesit mikro siç janë vitamina C dhe hekuri.
Mënyra më e mirë për të marrë këta ushqyes është konsumi i ushqimeve të larmishme siç janë perimet, frutat, legumet, zarzavatet, drithërat dhe barishtet.
Gjatë agjërimit rreziku i dehidratimit është shumë i pranishëm, ndaj në oraret e lejuara, besimtarët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj pirjes së ujit dhe konsumit të perimeve dhe frutave me përmbajtje të lartë uji.
Besimtarët duhet të jenë gjithashtu të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj gjumit, stresit dhe aktivitetit fizik. Gjumi i mirë, ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë të domosdoshëm për të mbajtur në formë sistemin imunitar.
Për më tepër, besimtarët që agjërojnë duhet të mbrojnë shëndetin duke mos u ekspozuar ndaj virusit dhe duke larë duart sa më shpesh. Njerëzit që janë të sëmurë, duhet të mos agjërojnë.
Agjërimi besohet të mos jetë i këshillueshëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike, përfshirë këtu diabetin. Sidoqoftë, vendimarrja është e gjitha në dorë të njeriut.
Diabetikët që vendosin të agjërojnë duhet të tregojnë kujdes me ushqimet. Ata duhet të konsumojnë ushqime që çlirojnë ushqyesit dhe energjinë në mënyrë të ngadaltë. Për më tepër ata duhet të masin nivelet e sheqerit në gjak më shpesh se zakonisht.
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...