Lajme

Kurti: Prokuroria e Shtetit të angazhohet ditë e natë që ata që kryen k*ime lut*e në Kosovë të dalin para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 30 March 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit  që të angazhohen maksimalisht, siç ka thënë ai, ditë e natë në mënyrë që ata që kryen krime lufte në Kosovës, për të cilët ka edhe dëshmitarë të gjallë, të ndiqen, të akuzohen e të dënohen.

Kurti këtë e ka  bërë gjatë homazheve në 23 vjetorin e masakrës nga forcat e armatosura serbe mbi familjen Muliqi, në Abri të Epërme të Drenasit, nga ku ka paralajmëruar edhe padi për gjenocid ndaj Serbisë.

“Andaj unë edhe njëherë e lus Prokurorinë e Shtetit që më krejt çfarë kanë e dinë, të angazhohen maksimalisht ditë e natë në mënyrë që ata vrasës për të cilët ka edhe dëshmitarë të gjallë, të ndiqen, të akuzohen e të dënohen. Sepse pa drejtësi, me vetëm të vërtetën, plagët vazhdojnë të mbesin të hapura e të njoma”, ka thënë Kurti sot.

-Advertisement-

Edhe dy ditë më parë, Kurti teksa ka bërë homazhe tek varret e viktimave të Masakrës së Izbicës,  nga aty  tha se duhet më shumë punë nga Prokuroria e vendit në mënyrë që të vihen para drejtësisë ata që kryen këto krime.

“Prokuroria e Shtetit e ka mundësinë për të përndjekur e sistemi i drejtësisë në përgjithësi edhe për të gjykuar në mungesë. Besoj që është e padrejtë, e padurueshme, që për Masakrën e Izbicës është arrestuar vetëm një person, me qenë se kanë të drejtë të gjykojnë në mungesë. Prokurorët i kanë pagat e mira, i kanë gjithashtu edhe kushtet e favorshme të punës”, u shpreh Kurti të enjten.

Për zbardhjen e fatit të të pagjeturve krerët institucionalë janë zotuar teksa kanë kujtuar masakrat e marsit në Kosovë.

Kryeministri Kurti edhe më herët kishte deklaruar se Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid, për periudhën e luftës së fundit në shtet.  Këtë e kishte thënë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kujtojmë se, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit nëKosovë janë vrarë rreth 13.500 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera