PDK voton Kryesinë e Re, Bedri Hamza merr mbështetje si kandidat për kryeministër
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 28 March 2024
Këshilli Drejtues i PDK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me ftesë të kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqi, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.
Përmes komunikatës për media, bëhet e ditur se në kuadër të vendimit të fundit të Këshillit Drejtues për fillimin e organizimit për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, PDK ka vazhduar mobilizimin e tërë potencialit të saj në të gjitha nivelet e organizimit partiak.
“Për t’i sjellë vendit, pas zgjedhjeve të ardhshme, një qeveri kredibile, të përgjegjshme dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur të zhvillimit, mirëqenies dhe integrimit euro-atlantik, kryetari Krasniqi tashmë ka nominuar edhe zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit”, thuhet në komunikatë.
Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, mori mbështetjen e plotë të Këshillit Drejtues të partisë në këtë mision fisnik dhe të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët.
“Si pjesë të rëndësishme për rritje dhe fuqizim të partisë janë edhe aderimet e kuadrove të ri profesional të cilët tashmë kanë filluar t’i bashkohen PDK-së, e do të vazhdojnë edhe më tej në ditët në vijim, siç ishte rasti me gjenerallejtënant Rrahman Rama”.
Ndërkohë, në vazhdën e këtij mobilizimi, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar sot edhe riorganizimin e Kryesisë së Partisë.
Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, tha se kjo rritje e dinamikës së punës dhe vendimeve të rëndësishme partiake, është pjesë e krijimit të ofertës më të mirë për qytetarët, për të rikthyer besimin e tyre dhe për t’i dhënë vendit, pas zgjedhjeve, një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.
“Bedri Hamza është Kryeministri që sot i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri” ka thënë Krasniqi.
Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, para anëtarëve të Këshillit Drejtues tha se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.
“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Falënderoj Kryetarin Krasniqi për besimin dhe të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së”, ka thënë Hamza.
Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës i dha mbështetjen e parezervë kryetarit, Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe të gjitha strukturave tjera partiake, për të ofruar alternativën më të mirë qeverisëse e cila nxjerr vendin nga pozicioni i pafavorshëm në të cilin ndodhet.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues u tha se Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore.
Më poshtë, gjeni listën e plotë të Kryesisë së Re të Partisë Demokratike të Kosovës:
- Memli Krasniqi, Kryetar
- Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme
- Bedri Hamza, Nënkryetar
- Uran Ismaili, Nënkryetar
- Agim Aliu, Nënkryetar
- Shaqir Totaj, Nënkryetar
- Besianë Musmurati, Nënkryetare
- Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare
- Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore
- Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje
- Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare
- Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa
- Enver Hoxhaj
- Rrahman Rama
- Jakup Nura
- Sokol Bashota
- Evgjeni Thaçi – Dragusha
- Nexhat Demaku
- Besa Kabashi – Ramaj
- Zenun Pajaziti
- Valdete Idrizi
- Elmi Reçica
- Mërgim Lushtaku
- Ferat Shala
- Fehmi Mujota
- Petrit Hajdari
- Eliza Hoxha
- Ganimete Musliu
- Blerta Deliu – Kodra
- Ariana Musliu – Shoshi
- Floretë Zejnullahu
- Blerand Stavileci
- Luljeta Veselaj – Gutaj
- Muhamet Haliti
- Kujtim Gashi
- Safete Hadërgjonaj
- Genc Prelvukaj
- Kurtan Kajtazi
- Bekim Azizi
- Përparim Gruda
- Arben Mustafa
- Aurora Osmani – Buca
- Arbnora Salihu, Kryetare e RDK
- Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza
- Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së
Të tjera
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për ...
-
Edhe familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifat Jashari
Kryefamiljari i familjes Jashari, .Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së pë...
-
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për...
-
Vetvendosja ia vë syrin Prizrenit? 300 anëtarësime të reja në këtë rajon
“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e...
-
Rama para shqiptarëve në Greqi: Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve në...
-
Siljanovska sot merr detyrën si presidente e Maqedonisë së Veriut
Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Pr...
-
Aksident i rëndë në Gjermani, pesë të lënduar nga përplasja e BMW-së për disa pemë
Të dielën, në Gjermani një veturë e tipit BMW është përplasur për disa pemë, ...
-
Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll Zapatero, nëpërmjet një postimi tregon çfarë foli me të
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar në Madrid ish-kryemini...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrẩḣu gruan dhe vajzën e tij
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mos...
-
Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 719 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Dje përfundoi periudha transitore e BQK’së për dinarin, nga sot euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Studentët e Infermierisë tregojnë nëse pas studimeve do tё qёndrojnë për të punuar nё Kosovë
Organizata joqeveritare Dita e Infermierëve “NURSE DAY”, e themeluar nё filli...