Uncategorized

Hamza: Kosova këtu ku është ka arritur me përkrahjen e SHBA-së, do ta thellojmë këtë partneritet

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 27 March 2024

Bedri Hamza pas zyrtarizimit si kandidat i PDK-së për kryeministër, ka shpalosur vizionin e tij për Kosovën nën qeverisjen e partisë së tij.

Në konferencën e përbashkët me shefin e tij të partisë, Memli Krasniqin, Hamza, ka thënë se Kosova ka arritur deri këtu me përkrahjen e SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe nën qeverisjen e tij do të bëhet përpjekje që ky bashkëpunim të thellohet.

“Kosova deri këtu ka arritur me përkrahjen e SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve tjera mike. Ne do ta thellojmë këtë partneritet, do ta kultivojmë në baza ditore, Kosovës i duhet paqja dhe stabiliteti. Kosovës i duhet perspektiva. Programi do të jetë i matshëm dhe konkret”, ka thënë Hamza.

-Advertisement-

“Kosova si një vend me potencial, ka nevojë dhe mundësi për rritje më të përshpejtuar ekonomike. Si njeri me përvojë të madhe në institucione publike dhe duke njohur sektorin privat dhe publik, në BQK dhe në komunë. Besoj fort që kandidatura ime, me mbështetjen e plotë të kryetarit të PDK-së dhe strukturave të partisë, do ta mirëpresim biznesin privat. Kemi nevojë për reforma strukturore. Reformën e TVSH-së, bizneset këtë e kuptojnë dhe e dinë më së miri, ka thënë ai për vizionet që synon t’i ketë si kryeministër.

“Besoj fort që kandidaturën time do ta mirëpresin dhe përkrahin pensionistët, veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve dhe të gjithë ata që kanë përkrahje nëpërmjet buxhetit të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera