Tjetër gjyq për Trump, ish-Presidenti akuzohet se ka paguar për të siguruar heshtjen e një aktoreje filmash për të rritur
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 26 March 2024
Çështja ndaj ish-Presidentit Donald Trump mbi akuzat për para cash për të siguruar heshtjen e një aktoreje filmash pornografikë do të shqyrtohet në datën 15 prill.
Ishte gjykatësi Juan M. Merchan ai që mori vendimin, i cili më herët qortoi avokatët e Trump ndërsa shqyrtonte caktimin e fillimit të gjyqit.
Përpos përpjekjeve të avokatëve se kjo çështje nuk qëndronte, gjykatësi mori vendim tjetër.
Prokurorët thonë se vetëm një pjesë e vogël e të dhënave të reja ishin të rëndësishme për çështjen ndaj ish-Presidentit.
Gjykatësi, i cili në fillim të muajit e shtyu çështjen të paktën deri në mes të prillit, i tha palës mbrojtëse se duhet të kishin vepruar më shpejt nëse besonin se nuk i kishin të gjitha dokumentet që mendonin se kishin të drejtë.
Ishin prokurorët e Manhatanit ata që vitin e kaluar ngritën këtë çështje.
Zyra e prokurorit të qarkut tha se kishte të dhëna të reja të pakta në dokumentet në fjalë dhe nuk kishte arsye për shtyrje të mëtejshme të gjykimit. Prokurori Mattheë Colangelo tha në gjykatë të hënën se numri i dokumenteve të reja që kanë lidhje me çështjen është mjaft i vogël, rreth 300 ose më pak.
Por për avokatin e Trump ishte e kundërta dhe flitet për mijëra dokumente, shifër që vazhdon të rritet.
Prokurorët e Manhatanit thonë se zoti Trump falsifikoi të dhënat e biznesit si pjesë e një përpjekjeje për të mbrojtur fushatën e tij të vitit 2016, duke i “varrosur” ato që ai thotë se ishin histori të rreme të lidhjeve intime jashtëmartesore.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...