Lajme

Abdixhiku: Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 25 March 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar sot në Obiliq për ta festuar 34-vjetorin e themelimit të kësaj dege.

Ai pas vizitës së tij shkroi që kjo parti po i tubon kuadrot më të mira, teksa deklaroi që Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë.

“Në Obiliq, së bashku me Kryetarin e Degës dhe Komunës, z. Xhafer Gashin, shënuam përvjetorin e 34-të të themelimit të Degës. Mes mirënjohjeve të dhëna për kontributin e gjeneratave të tëra, shtruam thirrjen tonë për të tashmen sikurse dhe vizionin tonë drejt së ardhmes”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

-Advertisement-

“LDK po mbledh rreth vetes njerëzit më të mirë të vendit, si thirrje për ngritje të djathtë gjithënacionale, si domosdoshmëri për t’i dhënë vendit të ardhme!”

“Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë. Për të qenë kaq e zbrazët e për të qenë kaq e zymtë. Kosova ka plot njerëz punëtorë, familje të ndershme, biznese të shëndosha, mësues me ideale, mjek me pasion, shërbyes me dinjitet. Kosova ka tradita të pasura që duhet t’i kultivojë me fanatizëm, e ka potenciale të jashtëzakonshme që duhet t’i shfrytëzojë me plot përkushtim.”.

“Popullistët këtë nuk kanë brengë. Fillimsiht sepse nuk e besojnë Kosovën, e shohin si të përkohshme; e më pas sepse kanë tjetër synim. Ata brengë kanë mirëmbajtjen e vetes. Sa vota sjellë një vendim. Dhe në këtë mirëmbajtje kanë mbetur të kurthuar në përballjen me të shkuarën. Aty qëndrojnë me mburrje e krenari, por aty Kosova s’duron të qëndrojë më”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera