Lajme

Haradinaj: Duhet të lidhemi fort me Amerikën

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 24 March 2024

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, kujtoi momentet nga beteja që zhvilluan ushtarët e UÇK-së me forcat serbe më 24 mars 1998-të në fshatin e tij të lindjes, Gllogjan të Deçanit.

Haradinaj theksoi nevojën e lidhjes më të fuqishme me ShBA-në.

“Ne duhet me u lidhë fort me Amerikën, kanë thënë edhe tjerët para meje, udhëheqës politikë e ushtarakë”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shtoi se kufiri i Kosovës me Serbinë është “edhe kufi me Rusinë”.

“Dhe në këtë ditë, ashtu siç them rroftë kombi shqiptar, them rroftë Amerika, rroftë NATO! Rroftë Amerika, se kufiri ynë me Serbinë është edhe kufi me Rusinë. Ata që s’e marrin vesh, për fat të keq edhe njëherë po ia bëjnë argatin dreqit”, theksoi ai.

“Nuk jam prej atyre që servilosem për interesa të vogla, por jam prej atyre që e dua kombin tim, për të cilin kam dashtë me vdekë, por kanë vdekë tjerë në vendin tim – vëllezër e shokë”, shtoi ish-komandanti i UÇK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera