Kurti luan me fjalë për “ofertën” që i bëri opozitës për zgjedhje: S’kam deklaruar ashtu, më pyeti gazetarja
Autori: Gazeta inFokus
16:09 | 22 Mars 2024
Kryeministri Albin Kurti sot ka folur sërish për zgjedhjet e reja në një konferencë për media ku përmblodhi punën e tij për tre vjet qeverisje.
Kurti tha se nëse do opozita është i gatshëm të ulet e të bisedojë për shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, por shtoi se “nuk ka pse të rrëzohet qeveria”.
“Nuk kam deklaruar ashtu, por jam përgjigjur pyetjes së gazetares. Po të mos ekzistonte pyetja…shtrohet pyetja pse më ka pyetur gazetarja. Ajo më ka pyetur sepse ka presupozuar dëshirën e opozitës. Nëse nuk do të kishte dëshirë të opozitës, nuk do të kishte pyetje të gazetares dhe rrjedhimisht nuk do të kishte përgjigje timen. Pra, gjithçka ndërtohet mbi hipotezën që opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme dhe unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme, mund ta bëjmë me 2/3 e votave të Kuvendit shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje. Nëse opozita është rehat, ne jemi edhe më rehat. Pra, ne po qeverisim mbarë e mirë dhe këto janë të arriturat, jemi rehat në punën që bëjmë. Pra, vetëm nëse opozita do zgjedhje, ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, por nuk ka pse të rrëzohet qeveria. Qeveria e mbarë e mirë nuk rrëzohet. Qeveria vazhdon, mirëpo nëse opozita është e interesuar që të mos i kemi ne 12 muaj në vitin e fundit, por të kemi më pak muaj atëherë jemi të gatshëm të ulemi dhe ta bëjmë shpërndarjen e Kuvendit, por jo ta rrëzojmë Qeverinë”, tha Kurti.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...






























