Lajme

“Pse erdh puna me u bë unë kryeministër”, Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 21 March 2024

“Se populli i Kosovës po donë marrëdhënie më të thella”, është deklaruar kështu i pari i ekzekutivit, Albin Kurti i cili e cilëson si një arsye të fortë arritjen e tij në pushtet, shkruan Gazeta Infokus.

Madje kryeministri Kurti u shpreh edhe për marrëdhëniet me SHBA-në, ku thotë se është aleati më i pa zëvendësueshëm i Kosovës.

“Besoj që raportet tona me SHBA-në, janë aleat o pa zevendsueshem i pa cmushem si nje partner substancial për të tashmen dhe të ardhmen janë shumë të mira por marrëdhënia do të thotë marrë dhe dhë, duhet të jete një raport me rruge dy kahore, jo veç një kahore, nëse për të pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme kushti dhe garancia dhe mundësia është veç serviliteti aso i kishin pasur ma herët ata kishin qenë kryeministra sot, po ata shkuan, pse erdh puna me u bo kryeministër une ,  populli i Kosovës po donë marrëdhënie me te thella dhe me te gjera e jo me shkelqy nga serviliteti”, është shprehur Kurti në një intervistë për RTK.

-Advertisement-

Ndryshe ai ka shtuar se qeveritë e kaluara kanë pasur një raport njëkahore me SHBA-në ndërsa tani marrëdhëniet e Kosovës me aleatët janë më të thella dhe më të mira./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera