Lajme

Hykmete Bajrami “fyt për fyt” me Qeverinë Kurti, i demanton edhe në dy raste

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 21 March 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka publikuar grafike në lidhje me dy raste ku demanton Qeverinë në pushtet.

Bajrami në grafikun e parë i ka hudhur poshtë pretendimet e Qeverisë Kurti, ku thuhet se ”jemi ngritë në Transparency International për 23 vende”. Sipas saj jemi vetëm dy pikë me lart se në vitin 2017, ndërkohë që prej 2022 bë 2023 nuk ka pasë asnjë progres.

“A e dëgjuat?

-Advertisement-

Tha ”jemi ngritë në Transparency International për 23 vende”, në fakt jemi vetëm dy pikë me lart se në vitin 2017, ndërkohë që prej 2022 bë 2023 nuk ka pasë asnjë progres”, ka thënë Bajrami.

Ndërsa në grafikun e dytë të publikua, ku bëhet fjalë për rritje ekonomike ajo është shprehur se qeveria ka thënë se ”në mesatare 6.4%”, por që Bajrami i ka hedhur poshtë këto pretendime.

“A e dëgjuat për rritje ekonomike? Tha ”në mesatare  6.4%”. Në mesatare???

Shihni rritjen ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në foto:”, ka shkruar kjo.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera