Lajme

Komuna e Gjakovës me reagim për qytetarin që i preu drunjtë dje

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 18 March 2024

Komuna e Gjakovës ka reaguar pas disa pamjeve që janë shpërndarë në rrjete sociale dje ku një qytetar shihet duke prerë disa drunj në afërsi të Stacionit të Autobusëve.

Në reagimin e komunës thuhet se janë të shqetësuar për këtë veprim.

“Rasti tashmë është duke u trajtuar nga policia dhe prokuroria dhe presim që këto organe ta sqarojnë situatën deri në fund. Ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm. Ky nuk është rasti i vetëm që po ndodh. Në të gjitha rastet do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore dhe presim nga policia dhe prokuroria që edhe ata ti ndërmarrin masat e duhura ligjore për këto raste”.

-Advertisement-

“Dëmtimi i gjelbërimit dhe pronës publike është dëm i madh që i shkaktohet komunës dhe qytetarëve të komunës së Gjakovës. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që kurdo që vërejnë veprime të tilla përpos postimit në rrjete sociale, menjëherë ta lajmërojnë Policinë dhe Inspektoriatin komunal”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera